« Flet eksluzivisht nga SHBA ministri Taravari për Zhurnal: » Situata është në kontroll nuk ka vend për panik
« Zhurnal mëson » Veland Ramadani emërohet anëtarë i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Maqedonisë
Zgjedhjet lokale të tetorit do të jenë sprovë vendimtare për Zoran Zaevin
Aliu: BDI-ja e njëjtë si me Gruevskin si me Zaevin, nuk ka ndryshuar fare
Rrjeti i informimit të BE-së, trajnim për të drejtat e grave në tregun e punës
auto_diiiu481500027543.jpg

Tiranë, 14 korrik - Në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta e të vazhdueshme për të trajtuar pabarazinë gjinore në tregun shqiptar të punës, Rrjeti i Informimit i BE-së në Shqipëri, projekti i financuar nga BE, po organizon një sërë trajnimesh mbi “Të drejtat e grave në tregun e punës” në qytetet Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

 

Gjatë ditës së sotme, EUIC Shkodër njohu gratë dhe vajzat nga bashkitë Vau Dejës, Fushë Arrës dhe Pukë me të drejtat e tyre në tregun e punës, legjislacionin shqiptar dhe të BE-së, Kodin e Punës dhe mësuan teknikat se si të përgatiten për një intervistë pune.

 

Një ditë më parë, rreth 40 gra punëkërkuese nga qyteti i Tiranës, morën pjesë në trajnimin që synonte informimin, ndërgjegjësimin dhe rritjen e aftësive të grave për tu punësuar nëpërmjet njohjes me të drejtat e tyre në tregun e punës dhe rregullat e sigurisë në punë. Ato ndanë përvojat dhe sfidat e tyre personale lidhur me punësimin.

 

Reduktimi i hendekut mes kërkesave të tregut të punës dhe aftësive të grave, duke respektuar moshën minimale të punës siç përcaktohet nga ligji shqiptar, paga minimale, orët e punës dhe puna jashtë orarit, pagesa e sigurimeve shoqërore dhe sigurimi shëndetësor, ishin disa nga çështjet e raportuara nga gratë gjatë trajnimit.

 

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadorja Romana Vlahutin, në aktivitetin e zhvilluar një ditë më parë në këtë kuadër theksoi se BE po punon për të asistuar gratë në Shqipëri, që të mund të përdorin potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

 

“Shqipëria duhet të arrijë standartet evropiane për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të grave ndaj diskriminimit, si dhe respektimin e të drejtave të tyre në tregun e punës. Forcimi i edukimit profesional për gratë dhe vajzat, që ato të mund t’i përgjigjen më mirë kërkesave të tregut, mbetet prioritet”, theksoi ambasadorja Vlahutin gjatë takimit të djeshëm në Tiranë.

 

Të gjitha punonjëseve gra në çdo vend pune (sektori privat ose publik) duhet t’u ofrohen mundësi të barabarta, duhet trajtohen me respekt dhe dinjitet dhe të punojnë në një mjedis të sigurt duke respektuar direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare të punës.

 

Duke iu referuar të dhënave zyrtare në Shqipëri, mospërputhja gjinore në pjesëmarrjen aktive në tregun e punës midis grave dhe burrave është 20,9%, me dallime të mëdha midis zonave rurale dhe urbane. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 12:22  | Z.H. | 318 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
Merita Spahiu i publikon një foto nusës dhe mbesës së saj, të veshura njësoj (Foto)
Mediat i ndanë, por ja çfarë bëjnë Meda dhe Lulja së bashku (Foto/Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.