Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
Gjykata Speciale e gatshme për aktakuza, por ja kush po mban “peng” nisjen e aksioneve
auto_njesiaa1500010977.jpg

Prishtinë, 14 korrik - Përpos formimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, fillimi i punës dhe aktakuzat e para të Gjykatës Speciale po konsiderohet si një nga çështjet më të rëndësishme të komentuara të momentit.

 

Edhe pse nuk dihet ende se kur mund të fillojnë aktakuzat e para, janë dhënë deklarata të ndryshme, qoftë edhe për emra të mundshëm me të cilët do të merret kjo gjykatë.

 

Gjykata e gatshme

 

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi thotë se Gjykata është e gatshme, por është prokuroria, ajo e cila sipas tij, duhet t’i dërgojë akuzat që Specialja të nis ngritjen aktakuzave dhe aksionet e arrestimeve.

 

“Sa i përket fillimit të punës së Gjykatës Speciale, Gjykata e ka kompletuar infrastrukturën ligjore dhe po ashtu e ka stafin e gatshëm për punë, duke përfshirë edhe gjyqtarët dhe stafin tjetër, që janë këshilltarët juridik dhe çështje të në mënyrë që Gjykata të mund të nis punën e saj”, është shprehur Gashi për gazetën “Bota sot.

 

Sa i përket personave që mund të akuzohen nga Specialja, avokati Gashi ka thënë se për këtë e di vetëm prokurori i kësaj gjykate Schwendiman.

 

“Askush nuk mund të dijë se kush mund të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale, këtë mund ta di vetëm prokurori Schwendiman, i cili është prokuror i Prokurorisë që vepron në kuadër të Gjykatës Speciale dhe askush tjetër nuk mund ta dijë me siguri. Sigurisht që njerëzit i japin të drejtë vetes që të japin emra konkret, se kinse e din se kush do të jetë i akuzuar, mirëpo ajo është çështje e tyre”, ka deklaruar Gashi.

 

Specialja ndryshon skenën politike

 

Sa i përket asaj nëse Gjykata Speciale do të ndryshojë skenën politike në Kosovë, Gashi, derisa theksuar se një gjë e tillë ndodh nëse akuzohen zyrtarë të lartë të partive politike.

 

“Po me siguri që e ndryshon klimën politike në Kosovë, nëse akuzohen zyrtarë të lartë të partive të caktuara politike, atëherë sigurisht që do të ketë ndryshime, mirëpo duhet të presim që akuzat të bëhen publike dhe pastaj mund të flasim se kush do të goditet me këto akuza të prokurorit”, ka përfunduar për “Bota sot” avokati Gashi.

 

Raporti i Dick Martit

 

Ndërsa, politologu Ramush Tahiri në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kush do të akuzohet nga Gjykata Speciale nuk mund të dihet, edhe pse emra janë dhënë në raportin e Dik Martit.

 

“Cilët njerëz do t’i akuzojë Gjykata Speciale dhe për cilat akuza e vepra do t’i gjykojë nuk dihet në publik sepse mbetet te prokuroria dhe te secili rast veç e veç. Ajo që dihet është se do të gjykohen përkatësisht do të penalizohen vetëm krimet e pretenduara të UÇK-së dhe objekt trajtimi do të jenë vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare, pra shqiptare nga nacionaliteti dhe ndonjë ndërkombëtar që ishte vullnetar në radhët e UÇK-së. Emrat janë dhënë në raportin e senatorit Dik Marti. Nëse ky raport i Këshillit të Evropës ishte bazë për formimin e Gjykatës atëherë edhe emrat që janë në atë raport janë pjesë e procesit, janë publike”, ka deklaruar Tahiri.

 

Vjeshta e nxehtë

 

Në anën tjetër, profesori Enver Bytyqi mendon se Gjykata Speciale do të fillojë punën në vjeshtë dhe jo në muajt e nxehtë të verës

 

“Gjykata Speciale është ngritur shumë kohë më parë dhe ende nuk ka filluar veprimtarinë e saj. Natyrisht që kjo gjykatë nuk ka bërë sehir deri më sot, ajo ka bërë hetime dhe ka përcaktuar disa emra, të cilët do të akuzohen shpejt për krime të kryera. Sa do të jetë e aftë seanca gjyqësore t’i provojë ato, kjo varet nga shumë faktorë dëshmues. Por tashmë kjo gjykatë ka filluar edhe zyrtarisht veprimtarinë e saj. Nuk mendoj se këtyre muajve të nxehtë të verës do të fillojë me arrestime. Por shtatori e tetori me siguri që do të sjellin lajme në këtë fushë. Media serbe shkruajnë se në vjeshtë do të ketë arrestime. Serbët edhe bëjnë diversion, edhe kanë informacion. Nuk e di se nga buron kjo, për të cilën shkruajnë serbët. Por e ditur është se kjo gjykatë është krijuar për të hetuar dhe ndëshkuar krimet e luftës në Kosovë, krime të cilat nuk i vishen UÇK-së, por individëve që i kanë kryer ato, qofshin këta shqiptarë, serbë apo të ndonjë etnie tjetër”, është shprehur Bytyqi për gazetën “Bota sot”.

 

Më tej, ai flet edhe për personat që mund të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë.

 

“Objekt hetimi dhe gjykimi do të jenë njerëz me influencë dhe jo me influencë. Nuk është e thënë se kanë bërë krime vetëm komandantët e luftës. Shumica prej tyre janë e duhet të jenë të pastër nga kjo anë, sepse ata kanë respektuar ligjet e luftës. Por mund të ketë dhe ndonjë ish-komandant që ka tejkaluar detyrën e tij dhe ka ndëshkuar njerëz të pafajshëm. Të tillë mund të ketë pasur edhe ushtarë të thjeshtë, të cilët duke menduar se janë në luftë i kanë lejuar vetes tejkalimin e të drejtës së tyre. Por në Kosovë fshihen gjithashtu edhe serbë lokalë që kanë kryer krime lufte kundër shqiptarëve, që kanë vrarë e përdhunuar. Ata duhen hetuar, duhen gjykuar e duhen dënuar. Krimi nuk ka atdhe, kombësi, ngjyrë, racë, hierarki apo diçka tjetër. Krimi ka vetëm një emër, ai quhet krim dhe autori i tij quhet kriminel”, ka vazhduar më tej profesori dhe analisti.

 

Specialja ti hetoj edhe vrasjet e pasluftës

 

Bytyqi thotë se nga Specialja duhet të hetohen edhe vrasjet e pasluftës, pa marrë parasysh nga kush janë kryer.

 

“Nga ana tjetër vrasjet e pasluftës janë e duhet të jenë objekt i kësaj gjykate. Ajo ka për detyrë t’i gjejë e t’i dënojë ata. Mund të jenë shqiptarë, mund të jenë edhe serbë apo të një kombësie tjetër, me qëllim destabilizimin e Kosovës. Mund të jenë doras, ekzekutorë, por duhen gjetur edhe urdhëruesit, të cilët nuk janë njerëz të thjeshtë e pa pushtet. Kushdo të jenë ata duhet t’i nënshtrohen drejtësisë. Pa drejtësi nuk ka paqe e pajtim. Këtë do të duhet ta kërkojmë me ngulm për vrasjet e përdhunimet, djegiet e shkatërrimet e Kosovës nga ana e Serbisë, por edhe për ato pak vrasje e atë dhunë që mundet të kenë ushtruar një grusht shqiptarësh kundër shqiptarëve ose etnive të tjera”, ka deklaruar Bytyqi për “Bota sot”.

 

Akuzat në fund të vitit

 

Ndërkaq, analisti politik Rexhep Shahu mendon se aktakuzat e para të Speciales do të bëhen në fund të vitit, duke thënë se do të akuzohen persona që kanë pasur ndikim në fatin e Kosovës që nga paslufta.

 

“Besoj se nga fundi i vitit Gjykata Speciale do të fillojë të pranojë aktakuzat, Besoj nga fundi i vitit pasi vera po shkon dhe vjeshta do të jetë intensive. Nuk besoj se dihet apo mund të paracaktohet se me cilët njerëz apo individë do të ketë të bëjë Gjykata Speciale, do të gjykojë kjo gjykatë, vetëm nëse qesim fall në kaci. Por besohet e mendohet se në bankën e akuzës do të ulen njerëz që kanë bërë punë të pista që nga lufta për Kosovën e deri ditët e sotme. Natyrisht që akuza do të ngrihen ndaj njerëzve që kanë pasur ndikim në jetën e fatin e Kosovës, ndaj njerëzve që kanë bërë tregti me Kosovën, që kanë plaçkitur, që kanë zaptuar, që kanë vra, që kanë penguar ecjen përpara të Kosovës”, është shprehur Shahu për gazetën “Bota sot”.

 

“Ngritja e aktakuzave do të sjellë qetësi”

 

Duke thënë se listimi i emrave vetëm do të ishte ngatërresë, Shahu mendon se Gjykata Speciale do të sjellë qetësi në Kosovë dhe jo destabizilim.

 

“Nëse do të listonim emra, do të ishte ngatërresë, pasi gjykata e akuza nuk besoj të merren me thashetheme dhe as të bëjnë gjueti shtrigash. Gjykata Speciale është besimi i fundit, është institucioni i fundit ku mendohet e besohet se do të besojë Kosova, institucion i pa kapur nga zyrtarët e Kosovës. Sa thoni a mund të shkaktojë destabilizim ngritja e aktakuzave, unë besoj se jo përkundrazi do të sjellë qetësi ngritja e aktakuzave pasi populli tash e di kush meriton të përkrahet e kush jo. Populli në Kosovë nuk përkrahë ata që ia kanë vu lakun në fyt dhe mezi pret Gjykatën Speciale”, ka deklaruar njohësi i zhvillimeve politike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 12:02  | Z.H. | 2,599 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
Kështu dukeshin “Vjollcat” 15 vite më parë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.