« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Sindikata e SNIP kërkon stazh me beneficion për punëtorët ndërtimorë
sind_1.jpg

Shkup, 14 korrik- Sindikata për ndërtimtari, industri dhe projektim (SNIP) sot kërkoi që me revizionin e paralajmëruar të Rregullores për stazh me beneficion të përfshihen edhe punëtorët e ndërtimtarisë.

Zëvendëskryetari i SNIP, Ivan Peshevski në konferencën për shtyp të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë tha se e përshëndesin nismën e ministres së Punës dhe Politikës Sociale për rishikimin e Rregullores për stazh me beneficion, por se kërkojnë që të merret parasysh nisma e tyre për stazh me beneficion që ka filluar në nëntor të vitit 2013.

"Në bazë të analizave të bëra konstatuam se ka vende pune të cilat e shfrytëzojnë të drejtën e stazhit me beneficion në sektorët e tjerë, ndërsa vendet e njëjta pune në sektorin e ndërtimtarisë nuk shfrytëzojnë një të drejtë të tillë. Gjithashtu me analizë janë përcaktuar edhe vende të reja pune të cilat nuk janë përfshirë në Rregullore, ndërsa trajtohen me shkallë të lartë të rrezikut dhe kushte të rënda për punë", tha Peshevski.

Nga SNIP vlerësojnë se 26 vende pune në sferën e ndërtimtarisë duhet të përfshihen me stazh me beneficion.

"Mospërfshirja e SNIP dhe lëshimi i një vendi pune nga analiza tashmë e përgatitur e Sindikatës për ndërtimtari, industri dhe projektim do të bëjë padrejtësi të madhe ndaj kësaj kategorie të punëtorëve", theksoi Peshevski.

Sipas të dhënave të fundit të Entit shtetëror për statistikë, për momentin numri i përgjithshëm nga sektori i ndërtimtarisë është 37.919 punëtorë, ndërsa në industrinë e materialeve ndërtimore janë rreth 310 punëtorë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 13:44  | L.E. | 483 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.