« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
Saimir Tahiri: Opozita e vërtetë janë hallet e qytetarëve, jo të partive
tahiri-1.jpg

Tiranë, 14 korrik - Kryetari i PS-së të Tiranës, Saimir Tahiri ka vijuar dëgjesat me banorët e Njësisë 11 në Laprakë, për hartimin  programit të ri të qeverisë. Sipas Tahirit, fakti që Partia Socialiste arriti të merrte 74 mandate është një përgjegjësi e madhe. Ai deklaroi se në 4 vitet e ardhshme opozita më e vështirë do jetë ajo e përballjes dhe zgjidhjes së problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, se sa ajo në parlament.

‘’Për ne që kemi marrë besimin tuaj dhe besimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, kemi një barrë jo të vogël që është të qeverisim për të gjithë qytetarët, kjo pavarësisht nëse na kanë votuar apo jo. Por një barrë akoma më të madhe që të përballemi me opozitën e vërtetë jo të partive, me opozitën e vërtetë të secilit prej jush dhe opozita juaj është edhe opozita jonë praktikisht. Dhe opozita juaj është mungesa e ujit, mungesa e një investimi. Është problemi që keni me zyrat e shtetit. Çdo hall, çdo shqetësim dhe çdo vështirësi që ka qytetari i zakonshëm në këtë vend, është opozita jonë reale, është ajo që duhet të fitojmë patjetër’’ tha kryesocialisti i Tiranës.

Për qytetarët e thjeshtë tha Tahiri, shteti mbetet ai zyrtari i administratës dhe për këtë është e domosdoshme që qytetarëve t’i ofrojmë rrugën ligjore për zgjidhjen e një problemi në mënyrën më të shpejt pasi vetëm kështu mund të shmangim korrupsionin.

‘’Ashtu siç ne dhe vetëm ne, kemi detyrimin që rrugën për të marrë shërbimin qytetari ta ketë më të lehtë nëpërmjet rrugës ligjore. Në qoftë se rruga ligjore është e gjatë, madje e stërzgjatur, në qoftë se është e mundimshme, në qoftë se ia bën jetën ferr qytetarit sigurisht që rruga e korrupsionit është më e lehtë. Në qoftë se të marrësh një shërbim në një zyrë administrate, të ndjekësh rrugën ligjore, procedurën, të bëhet e gjatë dhe aq e gjatë sa të vjen më shkurt t’i biesh nga prapa, sigurisht që qytetari do të zgjidhë hallin më shpejt sesa të merret me ndërtimin e shtetit. Nga njëra anë ne na duhet të jemi bashkë dhe të ndihmojmë njëri – tjetrin. Nga ana tjetër ne na takon të reformojmë të gjithë sistemin në mënyrë që rruga ligjore për qytetarin të jetë më e kollajta. E që mos të detyrohet njeri që t’i bjerë  shkurt nëpërmjet rrugës joligjore sepse të kalosh nëpër shtegun e rrëmujës me letra, e procedura, e zyra, e zyrë pas zyre, e zyrtarë e lloj-lloj ngjyrash që të dalin përpara dhe ta bëjnë jetën ferr, ajo është sigurisht e pamundur. Prandaj ne na duhet të fitojmë kohën që kemi humbur miq’’, theksoi ndër të tjera Tahiri.

Gjatë takimit qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre, ku mbizotëronin problemet me legalizimet si dhe çështjet e pronësisë.

‘’Në `92 e kam regjistruar shtëpinë vetëm si karabina. Në `96 dalin 18 pronarë e ia fillojnë “ka  zot toke në këtë hartë, 10 dynym tokë”. Ja fillon te Zogu i Zi, del te ‘Vizion +’ dhe del te ‘Don Bosko’.  Fallco. Nuk më bënin legalizimin. Më ka dalë emri për legalizim që në 2011-n. Kam paguar lekët. Kam shkuar nëpër zyra, jam bërë copë dhe nuk më zë gjumi natën, sepse 18 pronarë të `96-s, merre me mend. Po ka dhe nga ata që kërkojnë 3500 euro për të bërë legalizimin’’, tha një qytetar.

‘’Jam banues i Laprakës edhe unë po bëj kaq kohë që thonë do ua bëjmë legalizimet e pallateve. Dokumentet, gjërat i kemi, nuk funksionon. Dy muaj, tre muaj para fushatave, i kë të bëra, u bënë 8 vjet, çdo zgjedhje që kemi pasur. Por me këto legalizimet si do zgjidhet. Ne i kemi letrat dhe thonë: “Po të takon. Ligji e thotë që ai që shet duhet të bëjë akt – shitjen, por kam 13 vjet pallatin pa hipotekë’’, u shpreh banori.

‘’Unë jam administrator i pallatit te KMY-ja. Kam tre vjet që banoj në atë pallat që në 2005 e sot nuk ka askush tapi dhe asgjë’’, pohoi një qytetar tjetër.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 14:21  | Xh.I. | 386 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.