Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Historia përsëritet në Lindjen e Mesme
1500015576-auto_lindja-e-mesme-780x4391500006085.jpg

Lindjen e Mesme prej kohësh e mundojnë çështjet e nacionalizmit dhe trans-nacionalizmit, ndërsa shfaqja dhe rritja e Shtetit Islam ka shfrytëzuar dallimet e grupeve dhe kombeve duke penguar krijimin e një njësie të qëndrueshme ekonomike e politike. Një shembull i kësaj janë hartat që tregojnë se si historia përsërit vetveten.

 

Shtetet nacionale janë përcaktuese të epokës moderne politike. Shtetet i japin popullit identitet kolektiv e të përkatësisë edhe kur kufijtë e tyre janë tërhequr artificialisht – si në Lindjen e Mesme. Megjithatë, çështjet trans-nacionale, si feja dhe përkatësia etnike, shpesh i dalin në rrugë konceptit të nacionalizmit që nuk mund të kufizohet me kufijtë e një vendi.

 

Shtetet arabe në Lindjen e Mesme po dështojnë. Dështimi i tyre ishte kryesisht për shkak të paaftësisë për të krijuar ekonomi të qëndrueshme. Çështjet trans-nacionale, e në veçanti konkurrenca mes degëve sunite dhe shiite të Islamit, veç kanë shtuar jostabilitetin.

 

Problemet trans-nacionale kanë munduar gjatë Lindjen e Mesme. Vendet më të rëndësishme arabe, si Egjipti, Siria dhe Iraku nisën të punojnë në konceptin e panarabizmit. Kjo ishte një ideologji laike majtiste, detyra e të cilit ishte uniteti në botën arabe. Panarabizmi dështoi, sepse nuk mund të zëvendësonte nacionalizmin tradicional me diçka që nuk ka ekzistuar në histori. Megjithatë, shtetet që e hoqën asnjëherë nuk janë zhvilluar plotësisht në njësi të qëndrueshme politike. Fuqia ushtarake është ajo që i mban ato së bashku e jo ideologjia.

 

Megjithatë, që nga viti 1970 këto vende ishin të ndikuara nga idetë tjera trans-nacionale, sidomos nga islamizmi (islamit politik). Kjo ideologji është dëshmuar më efektive se panarabizmi. Lëvizja është përhapur në gjithë Lindjen e Mesme, edhe tek sunitët e edhe shiitët. Përveç kësaj, shiitët ishin të parët që themeluan qeverinë islamike, kur revolucioni iranian shkatërroi monarkinë në vitin 1979. Sunitë ishin në gjendje për të marrë pushtet tradicional politik pas Pranverës Arabe të vitit 2011, por fuqia e tyre ishte jetëshkurtër.

 

Anarkia gjatë dhe pas Pranverës Arabe ka qenë terren ushqyes për xhihadistët, sidomos për Shtetin Islamik. Ajo është bërë fuqia kryesore myslimane sunite në rajon. Receta e suksesit ishte se sunitët dinin të përdornin mosmarrëveshjet ndërmjet degëve të islamit në zonat arabe.

 

Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite dhe Turqia janë përpjekur për të marrë lëvizjen e rezistencës sunite në Siri e cila udhëhiqej nga Qeverinë e pakicës shiite. Shteti Islam ishte në pozitë më të mirë për të përfituar nga situata. Pra, krijuan një hapësirë të re të luftës që lidhi Sirinë lindore me Irakun verior. Kur e bënë këtë, arritën të shkatërrojnë atë që bota e njeh si shtet sovran të Irakut dhe Sirisë.

 

Nacionalizmi irakian dhe sirian nuk mund të ekzistojë nëse nuk ka komb. Shteti Islamik ka humbur një pjesë të territorit, por humbjet e saj ishin fitore për degët më të vogla etnike dhe islamike të cilat e kanë gjetur veten në këtë fushë dhe jo kombet shumicë të shtetit, transmeton Telegrafi.

 

Në Siri, forcat sunite arabe nuk janë aq të interesuar në luftën kundër Shtetit Islam. Veç dy grupe janë të gatshme për luftë kundër tyre e ato janë forcat demokratike siriane të cilat janë të dominuara nga kurdët që kërkojnë territor të tyre, si dhe forcat qeveritare siriane të cilat duan të marrin nga ISIS-i territoret e humbura qëkur nisi lufta civile në vend.

 

Grupe islamike, apo sektarizmi, kanë marrë Lindjen e Mesme e jo nacionalizmi. Në njërën anë janë sunitët që i udhëheq Arabia Saudite, e nën anën tjetër janë shiitët të udhëhequr nga Irani. Blloku sunit është i dobët, e ai shiit në rritje.

 

Megjithatë, ekziston një precedent historik për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme. Në shekullin e X-të, dinastia shiite Buyid dhe Fatimid erdhi në pushtet pikërisht sepse Kalifati sunit nisi të humbte fuqinë e saj. Por, dinastitë shiite nuk mund të mbijetojnë në mjedisin e shumicës sunite, sidomos jo për shkak se ata u kthyen në krye nga vitet 1200-1600. Por, pastaj, shiitët në shekullin e XVI-të janë përforcuar në Perandorinë safavide në Persi, që pranoi islamin shiit si fe shtetërore.

 

Pra, duket se raportet e forcave po ndryshohen çdo 500 vite.

 

Tani për tani, kur uniteti sunit arab është në rënie dhe xhihadistët provokojnë pushtetin sunit, shiitët janë në një pozitë për t’u zgjeruar edhe një herë. Megjithatë, shiitët janë pakicë ndaj është e paqartë nëse ndikimi i tyre mund të zgjerohet.

 

Por, një gjë është e qartë: nacionalizimi modern po zëvendësohet me sektarizmin mesjetar. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 09:30  | Z.H. | 1,039 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.