Taksa radiodifuzive nuk ekziston më
« VIDEO » Politika ta zyrtarizojë shqipen edhe në të folurin e saj
Plloshtani: Të mbizotërojë një fushatë korrekte pa fjalë kërcënuese
« Koment » "Koncepti qytetarë" i Zaevit, jo i dëshmuar në vepër !
Paçarizi: Gjuha fyese e deputetëve, e papranueshme dhe e ulët
19866436_10211323676382556_1628601757_n-1.jpg

Profesori i gjuhës shqipe, Rrahman Paçarizi ka komentuar për gjuhën ofenduese mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut dhe deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, e cila sipas tij është e “papranueshme dhe e ulët”, njofton Klan Kosova.

 

“Bëhet fjalë për dy deputetë të ardhshëm të cilët nuk kanë respekt dhe kujdes për publikun që i drejtohen”.

 

“Këta dy persona kanë shumë ndjekës dhe gjuha e tyre e përdorur është e papranueshme dhe e ulët”, ka thënë Paçarizi në Ballë për Ballë në Klan Kosova.

 

Paçarizi gjithashtu ka thënë se edhe kolegët e tyre deputetë duhet të distancohen nga kjo gjuhë.

 

“Do të ishte mirë sikur kolegët e tyre të distancoheshin nga kjo gjuhë por rrëmbehen duke thënë të pavërteta të paverifikuara që quhen edhe shpifje”.

 

“Etiketimet banale si ato të Fisnik Ismailit për prindërit të një deputeteje ose anasjellta janë një gjuhë e ulët pasi prindërit e tyre nuk janë pjesë e politikës”.

 

Sipas Paçarizit, edhe në Kosovë po instalohet një frymë që e kemi parë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

“E keqja është që po instalohet në Kosovë një frymë që e kemi parë në Kuvendin e Shqipërisë”.

 

“Instalimi i kësaj gjuhe krijon një standard të ri të komunikimit dhe kjo do t’i acarojë edhe më shumë raportet mes simpatizantëve të tyre politikë”.

 

“Si deputetë në vendin po instalojnë një gjuhë që nuk po u ka hije”.

 

“Partitë politike duhet të distancohen nga gjuha e tillë, nga fyerjet banale pasi Kosova është një vend i vogël dhe sigurisht se është një diskurs i dëmshëm i cili mund të eskalojë duke pasur parasysh mentalitetin në Kosovë”, ka thënë Paçarizi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 09:38  | Z.H. | 422 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din të vërtetën
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Sheikët nga Dubai ndezin dasmën e të riut shqiptar, “e mbulojnë” në dhurata (Foto/Video)
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.