« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
Listat e zeza, 17 mijë denoncime në 2 vjet, vetëm 100 në Prokurori
auto_gjyka1499064028.jpg

Tiranë, 14 korrik - Nisma e fundit e kryeministrit Edi Rama, për denoncimin e praktikave abuzive në zyrat e shtetit, në kuadër të reformës radikale në administratën publike, është ezaurouar nga një tjetër projekt qeveritar për denoncimin e korrupsionit, zbatimi i të cilit ka nisur që në mars të 2015.

 

Pra, lista e zezë e publikuar dy ditë më parë, nuk është gjë tjetër veçse një projekt i nisur që në mars të 2015. Por, ndryshe nga grupi i punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit, i cili nuk ka një bazë ligjore, faqja unike për denoncimin e korrupsionit në zyrat e shtetit është ndërtuar me urdhrin e kryeministrit nr. 30, datë 05.03.2015. Gjithashtu, një ndryshim tjetër konsiston në faktin se tashmë kryeministri po publikon emra pa verifikuar vërtetësinë e informacionit, ndërsa portali unik, jo vetëm nuk ka publikuar asnjë emër, por nga mbi 17 mijë denoncime, ka referuar vetëm 100 raste në prokurori. Ky bilanc konfirmon që, ose denoncimet kanë qenë thjeshtë thashetheme ose se grupi i përgjegjës nuk i ka shqyrtuar me seriozitet ankesat. 

 

Raporti  

 

Portali unik, me të dhëna të përditësuara çdo javë sa i takon natyrës dhe hartës së denoncimit të abuzimeve, mund të shërbejë si një bazë për reformimin e institucioneve më të ekspozuara ndaj praktikave korruptive. Pra, qeveria e ka informacionin e nevojshëm për të nisur reformimin e administratës, pa qenë nevoja për t’u investuar në listat e zeza. Madje, të dhënat e fundit mbi denoncimet e praktikave korruptive në faqen unike të denoncimit të korrupsionit janë përditësuar në datën 7 korrik të 2017. Nga data 5 mars të vitit 2015 deri në datën 04.07.2017, në dritaren për denoncimin e korrupsionit janë denoncuar në total 17 222 praktika abuzive në zyrat e shtetit shqiptar. Nga ky numër, 1 383 janë denoncime të mirëfillta për korrupsion, ndërsa 11 135 janë ankesa ndaj zyrtarëve të ndryshëm. Nga 17 222 denoncime kundër zyrtarëve të niveleve të ndryshme, përgjegjësit e caktuar për shqyrtimin e denoncimeve, kanë referuar 100 raste në prokurori. 

 

7997 denoncime janë refuzuar, ndërsa 7262 janë mbyllur. 

 

Sektorët më të korruptuar  

 

Përpunimi i denoncimeve të qytetarëve identifikon institucionet, sektorët dhe entet publike më të ekspozuara ndaj praktikave korruptive. Sipas të dhënave, sektori i arsimit qëndron në krye të listës sa i takon numrit të denoncimeve dhe ankesave për abuzimeve dhe praktika negative. Për Ministrinë e Arsimit dhe institucionet arsimore janë regjistruar 2222 denoncime, nga të cilët 326 për korrupsion, 1 444 ankesa etj. Nga shqyrtimi i denoncimeve, personat përgjegjës kanë referuar 42 raste në prokurori, kanë në shqyrtim 316 raste si dhe kanë refuzuar 915 denoncime. Pas arsimit, tatimet rezultojnë më të ekspozuara ndaj korrupsionit. Për sektorin e tatimeve janë regjistruar 1944 denoncimeve, 86 për praktika konkrete korrupsioni. Megjithatë, në prokurori janë referuar vetëm tre raste, janë refuzuar 542 denoncime, ndërsa janë në shqyrtim 8 raste. Policia rezulton sektori i tretë më problematik sa i takon praktikave abuzive. Për policinë janë regjistruar 1 751 denoncime, nga të cilat 131 për korrupsion. Në prokurori janë referuar vetëm 8 raste, 889 denoncime janë refuzuar si të pabaza, ndërsa janë në proces shqyrtimi 157 raste. Shëndetësia është sektori i katërt në listë sa i takon numrit më të madh të denoncimeve. Për sektorin e shëndetësisë janë regjistruar 1 666 denoncime, nga të cilat 258 për korrupsion. Nga shqyrtimi i denoncimeve, personat përgjegjës kanë referua dy çështje në prokuroi, ndërsa kanë refuzuar 1 255 denoncime. 

 

Institucione të tjera 

 

Sipas raportit të fundit të publikuar në faqen unike për denoncimin e korrupsionit në Ministrinë e Shtetit për Çështjet Vendore, në fushën e drejtësisë rezultojnë 1 549 denoncime, konkretisht 688 ankesa dhe 93 denoncime për korrupsion. Personat përgjegjës kanë referuar 40 denoncime në prokurori, kanë refuzuar 856 raste, ndërsa kanë në shqyrtim 13 raste. Për sektorin e energjisë janë regjistruar 819 denoncime, 681 ankesa dhe 39 raste korrupsioni. Në prokurori është referuar vetëm një rast, ndërsa janë refuzuar 171 denoncime. Lista vijon me hipotekat me 739 denoncime në dritaren anti-korrupsion, me 59 raste korrupsioni dhe 508 ankesa. Personat përgjegjës kanë referua vetëm dy raste në prokurori, ndërsa kanë refuzuar 181 denoncime si të pabaza. 

 

Numri i denoncimeve sipas institucioneve 

 

Arsimi, 2 222 denoncime, 42 raste në prokurori, refuzuar 915

 

Tatimet, 1 944 denoncime, 3 raste në prokurori, refuzuar 86 

 

Policia, 1 751 denoncime. 8 raste në prokurori, refuzuar 889 

 

Shëndetësia, 1 666 denoncime, 2 raste në prokurori, refuzuar 1 255

 

Drejtësia 1 549 denoncime, 40 raste në prokurori, refuzuar 856 

 

Energjia 819 denoncime, 1 rast në prokurori, refuzuar 171 

 

Hipotekat 739 denoncime, 2 raste në prokurori, refuzuar 181

 

Legalizimet 392 denoncime, 1 rast në prokurori, refuzuar 125

 

Automjetet 263 denoncime, 0 raste në prokurori, refuzuar 91

 

Dogana 251 denoncime, 0 raste në prokurori, refuzuar 154

 

Tenderat 216 denoncime, 0 raste në prokurori, refuzuar 81

 

Pronat 143 denoncime, 0 raste në prokurori, refuzuar 109

 

Ndërtimet pa leje, 2 493 denoncime, 0 raste në prokurori, refuzuar 1 117

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.07.2017, 09:41  | Z.H. | 573 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.