Gjyqësori në paraburgim, kriminelët në liri
Analistët: Një parti është fituese e zgjedhjeve lokale nëse ajo do të ketë shumicën e..
« Analistët » Lista për këshilltarë komunal do të reflekton në rezultatin zgjedhor të kandidatit pë..
Bajrami nuk hedh poshtë kandidimin e tij të mundshëm në Haraçinë
“Vera e Ohrit”, këtë vit pa Inva Mulën dhe Shkëlzen Dolin
vera_2.jpg
Loading...

Në edicionin e këtij viti të festivalit “Vera e Ohrit”, pjesëmarrja e artistëve dhe performancave shqiptare është e reduktuar.

Pas anullimit të pjesëmarrjes së një sërë emrash të njohur, që parashikoheshin të ishin pjesë e programit, mes tyre Shkëlzen Doli e Inva Mula, këtë vit nuk merr pjesë me shfaqje as Teatri Shqiptar i Shkupit bëjnë me diej mediat vendase. Violinisti Blerim Grubi është emri i vetëm, që do të interpretojë në natën e parafundit së bashku me Marija Vërshkovën në një koncert në piano e violinë në kishën Shën Sofia. Edicioni i 57-të i festivalit “Vera e Ohrit” nisi me shfaqjen e grupit muzikor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Fourplay”, në skenën e Teatrit Antik, ndërsa mbyllet më 20 gusht me shfaqjen teatrore “Toka e askujt” e Teatrit Nacional. Këtë vit “Vera e Ohrit” është cilësuar si një edicion me risi, sa i takon stafit, logos, e të tjera, pas ndryshimit pas dhjetë vitesh të dy selektorëve, Gjorgji Cuckovski i pjesës së muzikës dhe Zoran Llutkov si elektor artistik i pjesës së dramës, ndërsa motoja është “Rruga drejt magjisë”.

Anullimi i pjesëmarrjes së artistëve shqiptarë si Doli apo Mula, nuk sqarohet nga drejtori i festivalit Oliver Arsovski, nëse bëhet fjalë për angazhime të tjera apo për mosmarrëveshje rreth pagesës, ndërsa për Teatrin Shqiptar ky i fundit nuk arriti që të realizonte në kohë shfaqjen me të cilën do të merrnin pjesë. Interesimi i publikut për të marrë pjesë është i madh, thonë nga drejtoria e festivalit, pavarësisht panikut që shkaktuan tërmetet e njëpasnjëshme në këtë zonë. “Nuk kemi asnjë anullim, çdo gjë rrjedh normalisht dhe ne po bëhemi gati për hapjen e festivalit.

Teatri Antik do të jetë plot natën e parë dhe interesimi për bileta është i madh, jo vetëm nga brenda vendit, por edhe nga jashtë, madje më i madh se vitet e kaluara”, tha më herët zëdhënësja Suzana Vrencovska. Performancat muzikore janë ato që dominojnë skenën e sivjetshme, gjithsej 38, nën interpretimin e mbi 270 artistëve, nga Kina, Rusia, Europa, rajoni. Festivali hapet me një spektakël xhazi, për të vazhduar me mbrëmje xhazi, simfoni rok, orkestra kamertale, e të tjera. Sa i takon pjesës dramatike në skenë do të ngjiten katër teatro vendase, si edhe teatro të huaja, nga Bosnja, Teatri i Ushtrisë nga Bullgaria dhe Teatri Kombëtar i Rumanisë. Skenat muzikore dhe ato teatrore do të jenë ashtu si edhe vitet e tjera në Teatrin antik, Sarajet e Poshtme dhe në oborrin e Shën Sofisë. / KultPlus.com 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.07.2017, 08:15  | L.E. | 420 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i tmerrshëm në autostradën Tetovë-Shkup (Foto)
Ish kryeministri Georgievski: Të mos ishte politika e VMRO-së nuk do kishte nevojë për marrëveshje me Bullgarinë
Një femër "bombë" si vajza e Nusret Muqiqit! (Foto)
Bajrami nuk hedh poshtë kandidimin e tij të mundshëm në Haraçinë
Lajm i keq për vozitësit, rriten çmimet e derivateve
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.