« Flet eksluzivisht nga SHBA ministri Taravari për Zhurnal: » Situata është në kontroll nuk ka vend për panik
« Zhurnal mëson » Veland Ramadani emërohet anëtarë i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Maqedonisë
Zgjedhjet lokale të tetorit do të jenë sprovë vendimtare për Zoran Zaevin
Aliu: BDI-ja e njëjtë si me Gruevskin si me Zaevin, nuk ka ndryshuar fare
Shtatori shkurtime drastike në administratë, ministri, agjenci dhe drejtori të ndryshme drejt zhdukjes
foto_faqe_6_15_korrik_2017.jpg

Tiranë, 15 korrik - Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer hapat që do të ndërmerren për të kryer reformën e thellë në administratë dhe në qeveri, të cilën e ka paralajmëruar prej disa ditësh. Gjatë një dëgjese publike me qytetarët, kreu i qeverisë ka paralajmëruar shkurtime drastike në institucione dhe lehtësim të burokracive në administratë, për qytetarët. Kryeministri shprehet se, një qytetar nuk mund të endet nëpër zyrat e administratës për një dokument, duke paralajmëruar fundin e burokracive për qytetarët. “Ne do të bëjmë një reformë shumë të thellë në administratë, duke filluar nga niveli i parë, nga qeveria. Do ta reformojmë thellësisht qeverinë, strukturën e qeverisë, mënyrën e funksionimit dhe të gjitha institucionet. Do të bëjmë shkurtime drastike të të gjithë degëve të thata, apo të të gjithë pjesëve parazite dhe të infektuara të administratës shtetërore dhe do të bëjmë çmos që të lehtësojmë burokracinë. Ka shumë burokraci, ka shumë letra, ka shumë licenca. Arrihet deri aty, sa një njeriu që është invalid t’i kërkohet çdo “x” muaj dokumenti i noterizuar i invaliditetit. Absurde!”, paralajmëroi Rama. Ai tha se një individ për të marrë 17 dokumente, nuk mund të shkojë në 17 zyra të ndryshme. “Nëse një qytetar shkon të marrë një shërbim në një sportel dhe i kërkojnë 17 dokumente që janë në 17 zyra të ndryshme, ne duam që këto 17 dokumente të shkurtohen dhe për të gjithë pjesën që janë dokumente të shtetit, nuk do të shkojë individi në 10 zyra, po ajo zyrë që jep shërbimin do t’i marrë për llogari të individit. Në vend që individi të paguajë 10 tarifa në 10 zyra, bashkë me bakshishet, të paguajë vetëm një tarifë shërbimi”, tha Rama.

 

Largimi i parazitëve dhe grabitqarëve

 

Kreu i qeverisë thekson se PS do qeverisë me njerëzit e thjeshtë, të cilët duhet të denoncojnë çdo padrejtësi dhe të shprehen për problemet e tyre. Kryeministri Rama ka përdorur një gjuhë shumë të ashpër ndaj parazitëve dhe grabitqarëve, siç ai i quan, të cilët i paralajmëron se do të largohen nga zyrat e shtetit menjëherë sapo qeveria të nisë punën. “Ne duam të qeverisim me të gjithë shqiptarët bashkë, me njerëzit e zakonshëm. Opozita të bëjë punën e vet. Opozita jonë është: Paraziti dhe grabitqari në zyrën e shtetit. Me ata e kemi luftën. S’kemi luftë as me opozitën e vjetër, as me opozitën e re. Ne luftën e kemi me çdo parazit dhe me çdo grabitqar në zyrat e shtetit, që i lejon vetes t’i trajtojë njerëzit e zakonshëm, kur i vijnë tek dera, si pre të gjuetisë së xhepave”, tha Rama. Kryeministri u shpreh se nëpunësit e zyrave të shtetit duhet të mësohen t’i trajtohen qytetarët me mirësjellje. “Këta do i nxjerrim jashtë nga zyrat e shtetit me çdo çmim, bashkërisht, me drejtësi, me ligj, me transparencë, pa i rënë në qafë askujt dhe pa lejuar që kujtdo qoftë t’i preket një fije floku, nëse i bien në qafë kot. Çdo gjë e verifikuar deri në fund. Çdo anëtar i koalicionit që futet aty dhe shpif e hedh baltë mbi tjetrin, natyrisht s’është më anëtar i koalicionit, çregjistrohet”, tha Rama.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.07.2017, 09:02  | Z.H. | 504 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
Merita Spahiu i publikon një foto nusës dhe mbesës së saj, të veshura njësoj (Foto)
Mediat i ndanë, por ja çfarë bëjnë Meda dhe Lulja së bashku (Foto/Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.