Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
Ky Land Rover i 58-ës mund të lëvizë ku asnjë automobil s’mundet (Foto)
land_8.jpg

Veturat e kompanisë së njohur britanike, Land Rover, janë bërë të njohura falë sistemit të tyre të tërheqjes për të gjitha terrenet, Off-Road, por ky model i 1958-ës – Series II – është një model i një niveli tjetër.

Ky model, i cili në vend të rrotave ka shirita si të një tanku, është punuar nga kompania James A. Cuthbertson of Biggar, në Lanarkshire, Skoci. Më pak se 20 modele të tilla janë prodhuar deri më tani dhe nuk dihet se sa prej tyre ende ekzistojnë. Besohet se ky është njëri nga modelet më i ruajtur që ka mbijetuar deri në këtë kohë.

Cuthbertson zhvilloi një kornizë për të përshtatur shiritat në vend të rrotave dhe pastaj vendosi Land Roverin Series II mbi këtë kornizë. Këto shirita kanë një madhësi të ngjashme sikur rrotat konvencionale, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model ka të instaluar një sistem të veçantë në boshtin e rrotave i cili mundëson që këto shirita të lëvizin majtas apo djathtas në mënyrë shumë të lehtë.

Cuthbertson Lan Rover nuk është ndërtuar që të jetë i shpejtë. Me një shpejtësi maksimale prej mbi 32 kilometra për orë, ky model nuk do të thyejë rekordet e Nurburgringut. Ai është projektuar që të lëvizë nëpër terrenet më të vështira ku një automobil me rrotat konvencionale 4x4 nuk do të mund të arrinte. Ky Series II i modifikuar është dëshmuar se është mjaftë i dobishëm për ushtrinë gjatë misioneve që përfshijnë shpërthimin e eksplozivëve, sepse është më i lehtë sesa një tank.

Ky automjet i veçantë, në të vërtetë, është për shitje dhe vjen nga viti i parë i prodhimit. Arsyeja pse është në gjendje shumë të mirë është sepse ai është restauruar, shkruan Motor1, përcjell Koha.net. Shtëpia e ankandit “Bonham” do ta ketë në shitje në shtator të këtij viti në festivalin treditor “Goodwood Revival”.

“Bonham” e ka vlerësuar këtë model të veçantë diku mes 50 – 60 mijë funte. Nëse shtoni edhe disa mijëra funte do të mund të blini një Range Rover më të ri, i cili kushton rreth 65 mijë funte, por ndoshta nuk do t’ju shpëtojë në rast të apokalipsit me “zombiet”. Do të mund të mbijetonit me Cuthbertson Land Rover Series II duke i shtypur “zombiet” me këto shirita si të një tankut.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 10:35  | L.E. | 997 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Enca Haxhia në tuta të kuqe, i duket gjoksi por edhe… (FOTO)
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË jo?!
PDSH "dorëzohet", tërhiqet nga gara për Strugën, a do të mbështet të inkriminuarin Ramiz Merko?!
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.