Gjyqësori në paraburgim, kriminelët në liri
Analistët: Një parti është fituese e zgjedhjeve lokale nëse ajo do të ketë shumicën e..
« Analistët » Lista për këshilltarë komunal do të reflekton në rezultatin zgjedhor të kandidatit pë..
Bajrami nuk hedh poshtë kandidimin e tij të mundshëm në Haraçinë
"Kosovo Calling", filmi që solli realitetin kosovar të pasluftës
kosovo_5.jpg
Loading...

Filmi “Kosovo Calling” trajton jetën e një familje kosovare, pas luftës së fundit të Kosovë, erdhi mbrëmë nën qiellin e hapur, në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, në kuadër të PriFilmFest, shkruan KultPlus.

Mbrëmë nën qiellin e hapur, në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, në kuadër të PriFilmFest u shfaq filmi “Kosovo Calling”, me regji nga Eki Rrahmani, skenar të Jeton Kulinxha, ndërsa producent i filmit është Fisnik Ademi.

Filmi “Kosovo Calling” trajton jetën e një familje kosovare, pas luftës së fundit të Kosovë.

Është kjo familja e Bacës Zekë, në të cilën lufta e fundit ka lënë gjurmë të mëdha, pasojat e të cilave vazhdojnë edhe pas luftës. Disa anëtarë të familjes të vdekur, disa të tjerë me trauma. Filmi pasyron jetën e kësaj familje e cila mundohet të gjejë kuptim në rrethanat e reja në të cilat gjenden pas luftës.

Baca Zekë, i cili humbi gruan në luftë, vdes pas lufte nga pleqëria, me dëshirën e vetme për të parë djalin e tij Bekimin, të cilin lufta e kishte dërguar të traumatizuar në Angli, pasi kishte parë me sytë e tij vdekjen e nënës dhe gruas së vëllait. Bekimi disa vite pas luftës, asnjëherë nuk mundi të tejkaloj traumën dhe tmerrin që kishte parë, dhe asnjëherë nuk mblodhi forcën të kthehet në vendlindje dhe të ballafaqohet me atë realitet, shkruan KultPlus.

Personazhet e “Kosovo Calling” luhen nga aktorët: Çun Lajçi, Armond Morina, Fisnik Ademi, May-Linda Kosumovic, Valina Muqolli, Arbneshë Nixha, Luan Kryeziu, Kushtrim Sheremeti, Anisa Ismaili, Adrian Morina dhe Shkelzen Veseli.

Festivali i filmit PriFilmFest ka filluar prej datës 13 korrik dhe çdo natë deri me datën 20 korrik, të gjithë mund të shijojnë filmat që sjell ky festival, në hapësirat e Teatrit Kombëtar, Kinema nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti” ku hyrja është falas për të gjithë, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 10:51  | L.E. | 446 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i tmerrshëm në autostradën Tetovë-Shkup (Foto)
Ish kryeministri Georgievski: Të mos ishte politika e VMRO-së nuk do kishte nevojë për marrëveshje me Bullgarinë
Një femër "bombë" si vajza e Nusret Muqiqit! (Foto)
Bajrami nuk hedh poshtë kandidimin e tij të mundshëm në Haraçinë
Lajm i keq për vozitësit, rriten çmimet e derivateve
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.