Taksa radiodifuzive nuk ekziston më
« VIDEO » Politika ta zyrtarizojë shqipen edhe në të folurin e saj
Plloshtani: Të mbizotërojë një fushatë korrekte pa fjalë kërcënuese
« Koment » "Koncepti qytetarë" i Zaevit, jo i dëshmuar në vepër !
Ndreu: Në shtator organet e reja të drejtësisë, shkundet politika
cache-210-166-strict-290818_3.jpg

Tiranë, 16 korrik - Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, paralajmëroi se, në fillim të legjislaturës së re, themelet e politikës shqiptare do të shkunden nga veprimi i institucioneve të reja anti-korrupsion.

Deputeti socialist tha se në Shtator do të startojë puna e Byrosë së Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale, ndërsa ka shprehur bindjen se një erë e re do të fryjë në Shqipëri.

I pyetur për besimin që i dhanë shqiptarët Partisë Socialiste, për të qeverisur e vetme vendin, Ndreu tha se gjatë mandatit të parë, aleatët e PS, në këmbim të votës për një ligj apo reformë kërkonin tendera apo drejtori të përgjithshme. Sa i takon reformës në administratë, deputeti Ndreu pohoi se nga zyrat e shtetit do të largohen të gjithë ata që me veprimtarinë e tyre të jashtëligjshme janë bërë pengesë dhe se vendin e punës e kanë pasur si dhuratë.

Deputeti Ndreu artikuloi një mesazh edhe për ministrat teknikë të Partisë Demokratike, të cilët vijojnë të qëndrojnë në detyrë, edhe pse misioni i tyre ka përfunduar.
 
-Shqiptarët i besuan sërish Partisë Socialiste qeverisjen e vendit, tashmë pa aleanca kushtëzuese, pra duke e ngarkuar me një përgjegjësi më të madhe. Cilat do të jenë prioritetet e mazhorancës se re në fushën e sigurisë?
Shqiptarët gjithmonë kanë ditur kë të zgjedhin pavarësisht nga skepticizmi që kanë disa. Ata nuk mund të zgjidhnin një qeveri të kushtëzuar apo me litar në fyt që për të miratuar një ligj apo një reformë, i kërkohej tendera apo drejtori të përgjithshme. Imoraliteti që kanë shfaqur disa forca politike ka qenë vrastar për të ardhmen e vendit. Ndaj Edi Rama u artikulua qartë për një qeveri të veten. Sot ne kemi përgjegjësi më të madhe, por jemi të përgjegjshëm. Përveç fushave të tjera, në fushën e sigurisë do ketë hapa cilësore para. Vetë implementimi i reformës në drejtësi është dhe rruge e hapur për çështjet e sigurisë. Ulja e nivelit të korrupsionit në drejtësi e administratë, zhdukja nga harta e kanabisit, ulja e kriminalitetit, zbatimi i ligjit korrekt për të gjithë qytetarët, lufta kundër krimit të organizuar, përmirësimi i punës dhe bashkëpunimit të institucioneve të zbatimit te ligjit do jenë dhe shtyllat ku do të ecet. Jam i bindur se jemi në rrugën e mbarë dhe do ja dalim.
 
-Ç'po ndodh me fatin e institucioneve te reja anti-korrupsion, Byronë e Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale? Kur do të finalizohet ngritja e tyre dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?
Janë gati të gjitha. Në shtator startojnë punën. Një erë e re do fryjë në vendin tonë. Ajo e paimagjinueshmja, drejtësia, do jetë një realitet. Anti-korrupsioni do shkundë nga themelet politikën, administratën dhe do sjellë vendin në normalitet. Shqiptarët për herë të parë do shijojnë shtetin e së drejtës ku politikani dhe qytetari i thjeshtë, i pasuri dhe i varfëri, i ziu apo i bardhi do jenë njëlloj para ligjit.
 
-Partitë humbëse në zgjedhje, PD, LSI dhe PDIU, pretendojnë se zgjedhjet janë deformuar me para droge dhe gjatë procesit të numërimit. Cila është përgjigja juaj për këtë akuzë?
Partitë humbëse do gjejnë alibi. Më mirë se të drogohen me hashash e të flasin përçart nuk kanë si justifikohen. Ne do bëjmë të pamundurën që çdo parametër në këtë vend të jetë evropian. Pastaj votat janë pronë e qytetarëve. Ata nuk mund të votonin matrapazë e gjobëvënës politikë. Është fundi i një historie banale e të turpshme ku disa elementë folklorikë në parlament kushtëzonin reformat. Më vjen keq, por nuk i  ndihmojmë dot më. Bashkë me shqiptarët kemi tjetër korsi për të ecur, atë drejt Evropës.
 
-Reforma në administratë është shpallur si prioriteti i kryesor i qeverisë ‘Rama 2’. Çfarë do të ndodh me administratën publike. Kush do të largohet nga zyrat e shtetit?
Do largohen të gjithë ata që me veprimtarinë e tyre të jashtëligjshme janë bërë pengesë. Koha nuk pret. Kushdo që do punojë në administratë duhet të mendohet mirë sepse nuk do jetë më vendi i dhuratave për një vend pune, por i përgjegjësive ndaj qytetarëve. Kryeministri e ka thënë qartë që administrata do përjetojë ferrin nëse nuk do jetë në lartësinë e duhur dhe në respekt të qytetarëve. Askush me mirë se ne nuk e bën këtë. Kam besim se ka ardhur dita e një tjetër Shqipërie, e asaj që ne vërtetë duam.
 
-Lulzim Basha është penduar për marrëveshjen me Ramën, por megjithatë nuk i tërheq ministrat teknikë nga qeveria. Pse nuk largohen ministrat teknikë në kushtet kur misioni i tyre ka përfunduar?
Ministrat teknikë janë bërë qesharakë me disa veprime foshnjore e antiligjore. Me shumë se në mbikëqyrje të mos implikimit të administratës në zgjedhje janë marrë me konflikte institucionale pa asnjë sens. Mungesa e përvojës dhe posti i papritur që morën i bënë shumë të pamundur në ushtrimin e detyrës. Detyra e tyre ka qenë deri në përfundim të zgjedhjeve. Tashmë çdo ditë qëndrimi e tyre është një handikap. Ata duhet të kuptojnë se nuk mund të jenë ministra funksionarë që zbatojnë programin e qeverisë Rama. Në këto kushte duhet të largohen nga ai post sepse janë bërë pengesë e zhvillimit të vendit. Është në ndërgjegjen e tyre që të mos i bëjnë rëndë karriges ku rrinë. Një njeri që mban një post aq të lartë nuk mund të jetë aq i papërgjegjshëm sa të rrijë akoma në postin që si takon.
 
-Ka nisur një aksion kombëtar kundër drogës. Ka pasur disa pretendime se aksioni nuk u ndërmor para zgjedhjeve për interesa elektorale. A duhet të merrej para zgjedhjeve një aksion i tillë për të mos krijuar dyshime?
Aksioni ka kohë që ka filluar. Tashmë është në vazhdim. Çdo ditë do bëhet dhe më agresiv. Duhet të çrrënjoset njëherë e mirë vendi nga kjo histori e shëmtuar. Por, duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, duhet të jenë pjesëmarrës të gjithë. Është për t’u habitur se si ndërsa jargaviten duke treguar histori hashashi nuk kanë dhënë asnjëherë një informacion konkret se ku është mbjellë. Nuk kanë ndihmuar në asnjë rast. Vetëm kanë folur duke nxirë gjithçka. Por tashmë ky problem është në rrugën e zgjidhjes pavarësisht se disa nuk do kenë më alibinë e të bërit opozitë me një plagë sociale që duhet t’i shqetësojë të gjithë.
 
Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 13:20  | Xh.I. | 485 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din të vërtetën
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Sheikët nga Dubai ndezin dasmën e të riut shqiptar, “e mbulojnë” në dhurata (Foto/Video)
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.