Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
Supremja sqaron kur nis afati i hetimeve për ngritje të aktakuzave
Gjykata-Supreme-e1464723906415-650x358.jpg

Prishtinë, 16 korrik - Sipas Gjykatës Supreme koha prej dy vjetësh për hetime fillon të rrjedhë pas aktvendimit për nisje të hetimeve.

Gjykata Supreme ka hequr dilemat se prej kur llogaritet dhe fillon të rrjedhë afati prej dy vjetësh i hetimeve për ngritje aktakuzash.

Sipas Supremes, hetimet për ngritje të mundshme aktakuze nisin që nga momenti kur nxirret aktvendimi për fillimin e tyre, e jo nga koha kur për një çështje ngrihet kallëzim penal.

Këtë sqarim Gjykata Supreme e ka bërë në vendimin numër PML.nr.154/2017.

Sqarimin për kohën e nisjes së hetimeve e kishte kërkuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në lidhje me rastin e korrupsionit të zyrtarit të shëndetësisë, Mentor Shamolli, duke paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

Kundër të pandehurit Mentor Shamolli, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë më datën 18 nëntor 2016, për shkak të veprës penale të korrupsionit, përkatësisht përvetësimit në detyrë, për të cilën vepër penale kodi parasheh dënimin deri në 5 vjet burg.

I pandehuri Shamolli përmes mbrojtësit të tij në shkurt të vitit 2017 kishte paraqitur kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës, mirëpo këtë kundërshtim gjykata themelore e kishte kundërshtuar si të pabazuar.

Mirëpo, ndryshe nga Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit kishte vendosur që ta pushojë procedurën penale ndaj Shamollit.

Apeli e kishte pushuar procedurën penale me arsyetimin se hetimet kanë filluar pas kalimit të afatit prej 24 muajve, nga kalimi i afatit 30 ditor për hedhjen e kallëzimit penal.

Me Kodin Penal të Kosovës parashihet që një aktakuzë duhet të ngritet, ose jo pas dy vjetësh të hetimeve.

Në rastin e Shamollit, Gjykata e Apelit rrjedhjen e kohës për nisjen e hetimeve e kishte llogaritur nga koha e ngritjes së kallëzimit penal ndaj tij, e jo prej momentit kur u nxor aktvendimi për nisjen e hetimeve.

Kallëzimi penal ndaj Shamollit ishte ngritur më 22 shkurt 2013, ndërsa aktvendimi për nisjen e hetimeve më 6 qershor 2016, më shumë se tre vjet pas kallëzimit.

Vendimi i Gjykatës së Apelit kishte shtyrë Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit që të paraqesë kërkesë për mbrojtje ligjshmërie në Gjykatën Supreme.

Gjykata Supreme, gjeti se afati kohor për zgjatjen e hetimeve, nuk llogaritet nga koha e paraqitjes së kallëzimit penal, por prej momentit kur nxirret aktvendimi për fillimin e hetimeve.

Supremja, e cila ka mandat të vendosë për mjetet e jashtëzakonshme juridike, ka marrë vendim që aktakuza e prokurorisë ndaj Shamollit është ngritur brenda afatit të paraparë ligjor, konform dispozitave të nenit 159 paragrafit 1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, sipas të cilit nen thuhet “Kur fillohet hetimi, hetimi përfundon brenda 2 viteve”.

Aktakuza ndaj Shamollit ishte ngritur në nëntor të vitit 2016, pesë muaj pas nisjes së hetimeve.

Gjykata e Apelit në vendimin e saj konstatoi se në çshtjen e Shamollit, Gjykata e Apelit i ka zbatuar gabimisht dispozitat ligjore sa i përket afatit të hetimeve për ngritje të aktakuzës. /Kallxo.com/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 13:25  | Xh.I. | 160 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
Kështu dukeshin “Vjollcat” 15 vite më parë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.