« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Protestohet kundër ndryshimeve në sistemin gjyqësor
poloni.jpg

Varshavë, 16 korrik - Qindra persona kanë protestuar në Varshavë, pasi Senati i Polonisë ka miratuar dy projektligje për gjyqësorin, të cilat sipas opozitës konsiderohen si tentim nga partia konservatore në pushtet, për minimin e ndarjes së pushteteve.

Duke thirrur për barazi dhe liri, protestuesit kanë marshuar jashtë pallatit presidencial dhe i kanë kërkuar presidentit të Polonisë, Andrzej Duda të përdor veton ndaj këtyre projektligjeve.

Gazeta Wyborcza ka thënë se protestat janë organizaur nga partitë opozitare të krahut të majtë dhe disa qytetarë.

Projektligji i parë që pret miratimin e presidentit Duda, përcakton se parlamenti, që tani kontollohet nga partia e krahut të djathtë, Ligji dhe Drejtësia (PiS), do të zgjedh anëtarët e Këshillit Kombëtar të Gjyqësisë.

Roli i këtij këshilli është mbrojtja e pavarësisë së gjykatës.

Projektligji i dytë i jep autoritetin ministrit të Drejtësisë, të emërojë gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

Sipas po këtij projektligji, gjyqtarët e Gjykatës Supreme mund të detyrohen të dalin në pension, përveç atyre që i zgjedh ministri për të qëndruar.

Opozita ka konsideruar se sipas këtyre projektligjeve nuk do te ketë pavarësi në gjyqësor dhe do të cenohet sundimi i ligjit në Poloni.

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian kanë thënë se këto projekligje janë pengesë për pavarësi të gjyqësorit në Poloni.

Jaroslaw Kaczynski, avokat dhe udhëheqës i partisë, PiS, e ka mbrojtur nismën e re, duke thënë se nevojiten “ndryshime radikale” për të rregulluar sistemin gjyqësor, i cili sipas tij, nuk është reformuar nga koha e komunizmit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 13:28  | Xh.I. | 411 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.