Me largimet e partive të vogla nga koalicioni, Gruevski do pësoj fijasko në zgjedhjet..
« BESA për Zhurnal » Para lokaleve kërkojmë anëtarin tonë në KSHZ, ligji e garanton këtë
Profesori amerikan paralajmëron kriza të mëdha në Ballkan, përmend Maqedoninë
« Analistët » Qeveritë Zaev e Rama, po japin sinjalin e modelit të ri-integrimit rajonal
Procesi i Vettinguti pritet të nisë zyrtarisht në muajin shtator
cache-210-166-strict-294727_1.jpg

Tiranë, 16 korrik - Zyrtarisht procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi pritet të nisë në muajin shtator, kështu ka thënë Kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera në një intervistë dhënë për DW.

Ajo thotë se sa më shpejt që të nisë ky proces, aq më mirë është.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM)) është gati të vërë në dispozicion ekspertizën e tij shumë të kualifikuar për të shoqëruar procesin, menjëherë sapo institucionet lokale të vettingut të jenë gati për të filluar procesin e rivlerësimit, që shpresojmë të nisë aty nga fillim i kësaj vjeshte”, thotë ajo.

Calavera sqaron se roli i ndërkombëtarëve është vetëm vëzhgues dhe se procesi varet krejtësisht nga strukturat vendase. 

“Për të qenë të qartë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi për të monitoruar procesin, varet nga strukturat vendase, institucionet e vettingut që janë ngritur tanimë për të kryer direkt rivlerësimin”, shprehet drejtorja e ONM.

Sipas Calavera  procesi i vettingut është ndër përpjekjet më të ndërlikuara në axhendën aktuale të reformave dhe dorëheqjen e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve për të shmangur verifikimin, Calavera e quan si rezultat të parë të vettingut, ende pa nisur zyrtarisht.

“Ligji për vettingun u dha një afat të qartë kohor gjithë anëtarëve të gjyqësorit që të paraqisnin një informacion paraprak mbi pasuritë dhe trashëgimitë e tyre. Para se afati të skadonte disa gjykatës, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë zgjodhën të jepnin dorëheqjen. Në njëfarë mënyre, kjo do të thotë se vettingu tanimë ka filluar të sjellë rezultate, para fillimit të tij të pritshëm”, thotë ajo.

Sipas kryesueses së misionit ndërkombëtar të monitorimit, shtyllat e vettingut janë tre.

“E shkuara, pasuritë dhe vlerësimi i aftësive profesionale, që do të jenë të detyrueshme dhe do të kryhen për secilin anëtar të gjyqësorit. Ne do të monitorojmë se hetimet do të jenë të plota dhe do të bëjnë të mundur, një herë dhe përgjithmonë, pastrimin e sistemit të drejtësisë, në të gjitha nivelet e saj, nga ata që nuk shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por kanë ndjekur praktika të korruptuara ose kanë zhvilluar lidhje me rrjetet e krimit të organizuar”, deklaroi ajo.

E pyetyr për efektet e para të reformës në drejtësi, Calavera tha se nuk mund të bënte një parashikim kohor, por u shpreh optimiste për këtë proces.

Genoveva Ruiz Calavera, që mban gjithashtu edhe postin e Drejtores për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, foli edhe për integrimin e rajonit në BE.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane dhe e ardhmja e tij është Bashkimi Europian. Takimi i fundit në Trieste ishte një rast për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin konkret në shumë sektorë të ndjeshëm, duke konfirmuar një angazhim të fortë të përbashkët për të avancuar më tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe bashkëpunimin rajonal”, thotë ajo.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 15:36  | Xh.I. | 311 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » "Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Vajza e Safetes shkëlqen në të bardhë (Foto)
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.