Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
Veliaj vlerëson ish të përndjekurin
Veliaj-ne-familjen-Dhespo-6-620x350.jpg

Tiranë, 16 korrik - Nga ferri i burgjeve të diktaturës në një shembull frymëzimi për komunitetin. Thanas Dhespo sot i ka kaluar të 90-tat, ndonëse mbi kurriz mban vuajtjet e 16 viteve në burgjet politike. Një pjesë të parave që mori për vitet e burgut, i investoi jo në shtëpinë e tij, por në të mirë të komunitetit. Ai rikonstruktoi hyrjen dhe shkallët e gjithë pallatit ku jeton.

Për shkak të moshës, por edhe të emocioneve, ai e ka të vështirë të shprehet me fjalë., por bashkëshortja e tij tregon se ky investim ka qene dëshira e Thanasit.

“Mesazhi i Thanasit është ky: Të jetojmë në mënyrë të qytetëruar edhe jashtë banesave tona. Nuk ka nevojë që të marrim shembull nga ambientalistët jashtë vendit, nënat tona, thotë Thanasi, dhe gjyshet tona, ujisnin lulet e pastaj merreshin me punët e shtëpisë. Edhe na tha se do të bëjë një investim. Për t’u martuar, jemi martuar vonë, ndaj thamë ta bëjmë dhe e realizuam për tre muaj. Ishte dallëndyshja e parë që të jetojmë edhe në ambientet jashtë shtëpisë sonë në mënyrë të kultivuar. Të ecim të sigurt, në ambiente të pastra. Kjo ishte dëshira e Thanasit dhe unë ia plotësova.”

Duke e cilësuar një model qe duhet ndjekur, Veliaj i shprehu mirënjohjen Thanasit që paratë e dëmshpërblimit te cilat mori kur ai ishte ministër i Mirëqenies Socialiste dhe Rinisë, i përdori për të rikonstruktuar shkallët e pallatit.

“Kjo është medalja e qytetit që Bashkia e Tiranës u jep qytetarëve të nderuar të saj. Unë doja të ta jepja personalisht e të të falenderoja në emër të të gjithë qytetit. Është e vërtetë se ti ke ndihmuar vetëm shkallën tënde, por ama frymëzimi vlen për të gjithë qytetin”, tha Veliaj teksa i dorëzoi medaljen e mirënjohjes.”

Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se veprime të tilla, përveçse janë një ndihmë e mirë për përmirësimin e jetës në komunitet, shërbejnë edhe si frymëzim për të gjithë të tjerët.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 15:43  | Xh.I. | 270 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
Kështu dukeshin “Vjollcat” 15 vite më parë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.