« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
LSDM pa strategji për obstruksionet e VMRO-së
kuvend_5.jpg

Shkup, 16 korrik - LSDM-ja në pushtet nuk as strategji e as ilaç juridik se si ta pengojë zvarritjen e seancave parlamentare. Pasi VMRO-DPMNE-ja u nda në 10 grupe parlamentare, deputetët e saj e shfrytëzojnë çdo moment për pauzë dhe replika mes vete. Nënkryetari i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski porositi oponentët politik të mos harrojnë se ndryshimet janë të domosdoshme për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe votuesit e VMRO-DPMNE-së.

"Ne sipas Rregullores nuk mund t’ua ndalojmë që të flasin, por kjo e tregon raportin e tyre ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit. Kur jemi tek LSDM-ja, ne do të tentojmë ta bëjmë atë që e kemi paraparë në program. Atë që e kemi premtuar para qytetarëve do ta realizojmë", tha Bllagoj BOÇVARSKI, nënkryetar dhe deputet i LSDM-së.

Nga e hëna Komisioni për financa dhe buxhet fillon debatin për rishikimin e buxhetit, ndërsa VMRO-DPMNE-ja tashmë ka paraqitur rreth 1 mijë amendamente. Paralelisht me debatin në Komision, nuk do të mund të ketë edhe seancë plenare. Sipas ish kryetarit të Kuvendit, Stojan Andov, opozita patjetër të ndërpresë pengesat. Andov thotë se seancat plenare mund të vazhdojnë pas debateve të Komisionit dhe të zgjasin aq sa kryetari i Kuvendit konsideron se është e nevojshme.

"Nëse duan në kuadër e Rregullores, siç është, me një grup të deputetëve, pa sabotim, pa pengesa, mund t’i shpalosin argumentet dhe kjo të mjaftojë. Nëse Qeveria konsideron se Kuvendi duhet të punojë tërë muajin, gjatë korrikut e kështu me radhë, atëherë, kryetari i Kuvendit është i obliguar të thirr seancën sipas ligjit, le të themi t’i caktojë 15 ditë më herët, mundet të shtunën, të dielën, në korrik dhe gusht të caktojë seanca", tha Stojan ANDOV, ish kryetar i Kuvendit.

Deri më tani, Kuvendi mbajti disa seanca maratonike, por propozimi i shumicës për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski, assesi të votohet.Alsat

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 16:34  | Xh.I. | 1,945 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.