Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
Vuçiq në SHBA: Rasti i vëllezërve Bytyçi krim i tmerrshëm, përgjegjësia mbi ata që e kryen
4CDC7E53-5E0D-4596-84FB-6F82B704BB7A_w1023_r1_s.jpg

Beograd, 16 korrik - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ai ka thënë se atje do të diskutohen tema të rëndësishme për shtetin e tij, por edhe për Ballkanin, siç janë raportet serbo-ruse, rasti i vëllezërve Bytyçi dhe djegja e ambasadës amerikane në Beograd, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosovë.

 

Duke folur për rastin e vëllezërve Bytyçi, presidenti serb tha se ky ishte një krim i tmerrshëm.

 

“Përgjegjësinë për këtë turp duhet ta marrin atë që e kanë kryer, sepse ky është një krim i tmerrshëm”.

 

“Unë si çdo qytetar i Serbisë dëshiron që ky krim të hetohet. Por unë nuk jam në gjendje të lejojë fyerje nga të dyja anët”.

 

“Në deklarata vërehet se fajësohet Serbia. Por kjo nuk është e mundur, sepse edhe ne duam që ky rast të zgjidhet. Ajo do të ishte e mirë për Serbinë dhe do të tregonte dallim mes nesh dhe të tjerëve”.

 

Vëllezërit Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi u vranë më 8 korrik të vitit 1999.

 

Dyshohet që ata u vranë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pasi u mbajtën të arrestuar për disa muaj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 18:38  | Z.H. | 1,896 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
Kështu dukeshin “Vjollcat” 15 vite më parë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.