Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Rrethrrotullimi i aksidenteve
auto_ZHfX3aVBCK0-460x340-600x4431500233933.jpg

Ferizaj, 16 korrik - Një rrethrrotullim në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj në dalje të Ferizajt është shndërruar në vend të aksidenteve.

 

Rrethrrotullimi i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë -Ferizaj është bërë i njohur për shkak të numrit të madh të aksidenteve që ndodhin në të.

 

Sipas zëdhënësit të Policisë në Ferizaj Agim Gashi vetëm në 5 vjetët e fundit në këtë rrethrrotullim kanë ndodhur 44 aksidente.

 

“Që nga viti 2013 deri më tani në këtë rrethrrotullim i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 2013 kanë ndodhur gjithsej  44 aksidente ku dy prej tyre kanë qenë me fatalitet, në të cilët dy persona kanë humbur jetën, 15 persona kanë qenë ë lënduar  dhe 27 raste të aksidenteve janë  vetëm me dëme materiale”, tha Gashi.

 

Edhe përkundër faktit se ky rrethrrotullim është i pajisur me shenja të komunikacionit, sipas Gashit problemi qëndron te pakujdesia e shoferëve.

 

“Në shumicën e rasteve sipas vlerësimit të ekspertizës në vendin e ngjarjes del të jetë kujdesi i vozitësve, shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i shenjave”, tha Gashi.

 

Aksidenti i fundit në këtë rrethrrotullim ka ndodhur para pak ditësh, ndërsa në të vdiq një shtetas norvegjez 26 vjeçar.

 

“Ngasësi ka qenë i vetëm në veturë dhe në këtë rast sipas vlerësimeve të vendit të ngjarjes  është se shpejtësia ka qenë shkaktare”, tha Gashi.

 

Sipas policisë, 277 persona kanë vdekur në Kosovë nga aksidentet për dy vjet e pesë muaj.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 22:10  | Z.H. | 857 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.