Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
Idajet Beqiri: SHISH ka dalë jashtë kontrollit, Parlamenti të hetojë lidhjet e dyshimta të drejtuesve të institucionit
idajet-beqiri_17.jpg

Organi i SHISH për 4 vitet e qeverisjes së Ramës, së paku sipas perceptimit të qytetarëve të këtij vendi, por edhe të një numri të konsiderueshëm intelektualësh të përgjegjshëm për interesat e shenjta kombëtare, të angazhuar në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës të shqiptarëve, kanë vënë re jo vetëm inekzistencën reale të SHISH në frontin e së mirës, por mbi të gjitha e kanë konsideruar këtë institucion të frikshëm. Të frikshëm sepse ka qenë jashtë kontrollit të qeverisë dhe të qeverisjes, të frikshëm prej lidhjeve tepër të dyshimta dhe personale të drejtuesve të tij me të frikshmin Berisha. Të frikshme sepse mëse një herë, në vend që të ishte institucioni i besimit të popullit, duke u bërë bishti i keq i interesave personale të një Presidenti inekzistentë si Nishani dhe të një Berishe të shitur kokë e këmbë me të gjithë sojin e sorollopin e tij te armiqtë më të rrezikshëm kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre kombëtare, ka bërë provokime dhe deklarime të rrezikshme. Qeverisja e Ramës në këto 4 vjet do të kishte së paku edhe 50 për qind sukses më shumë, sidomos në luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit dhe të sigurisë reale kombëtare, si parakusht për një zhvillim normal të ekonomisë së vendit, nëse SHISH nuk do të ishte vetëm në shërbim të Berishës dhe Nishanit. Shqiptarët e votuan Edi Ramën për të qeverisur me forcën e vetë politike i vetëm edhe sepse kërkojnë prej tij që SHISH të kthehet në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, që të priten të gjitha fijet e tij të derisotme me Berishën dhe padronët e tij antishqiptar. Në këtë kuadër, përmirësimet ligjore në fushën e vënies së SHISH nën kontroll të Kuvendit të Shqipërisë, posaçërisht të Komisionit Parlamentar Për Sigurinë Kombëtare, është shumë e mirëpritur. Pavarësia e institucionet duhet kuptuar jo si pavarësi nga Kushtetuta e Republikës dhe nga ligji dhe si varësi prej atyre që i kanë bërë gjëmën Shqipërisë gjatë këtyre 27 vjetëve! Taksapaguesit shqiptarë, populli shqiptar, zot i atdheut të vet, e do shërbimin sekret shtetëror të varur vetëm nga interesat e shenjta kombëtare, vetëm nga institucionet e krijuara me votën e tij të lirë. Ndaj me një ligj organik të mirë formuluar dhe mirëmenduar, SHISH duhet t'i kthehet shtetit shqiptar, interesave kombëtare të shqiptarëve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 09:03  | Z.H. | 441 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
Kështu dukeshin “Vjollcat” 15 vite më parë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.