« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
Hetimet për 15.2 ton kanabis në Prokurorinë e Vlorës, çështja ndahet në 4 dosje
16.07.2017.kronika.faqe_.15.foto2_.jpg

Pas sekuestrimit të një sasi rekord prej 15.2 ton kanabis sativa në Llakatund të Vlorës dhe prangosjes së 9 personave, hetimet për këtë çështje do të kryhen nga prokuroria e Vlorës dhe do të veçohen në katër dosje. Burime pranë Prokurorisë së Vlorës bëjnë me dije se, në dosjen e parë prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg” për Myzafer dhe Ervin Tushajn, babë e bir, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”. Në sajë të hetimeve ka rezultuar se, ata dyshohet të jenë pronarë të sasisë prej më shumë se 9 tonë drogë, të tharë dhe në formën e çokollatës. Nga ana tjetër të njëjtat burime bëjnë me dije se, 66-vjeçari me të birin e kishin fshehur hashashin në shtëpinë e pabanuar të shtetasit Zaho Aliraj, i cili jeton jashtë shtetit. Ndërkohë i ka shpëtuar hetimit të Krimeve të Rënda edhe episodi i dytë me të arrestuar shtetasin Rakip Arpaj, 58 vjeç dhe banor i të njëjtit fshat. Në oborrin e shtëpisë së tij u sekuestrua nga policia më shumë se 5 tonë hashash, 2.5 litra lëng i dyshuar si vaj hashashi, si dhe armë e municione. Ndërkohë dosja e tretë parashikon dërgimin për masë sigurie të Kudret dhe Elion Tushajt, po nga fshati Drithas, sepse në një ambient afër shtëpive që përdorej si magazinë u sekuestruan 33 kilogramë hashash. Burime të policisë së Vlorës bëjnë me dije se do të vijojnë hetimet për të gjetur poseduesit e 696 kilogramëve hashash të braktisura në përroin e fshatit, të cilit gjithashtu i ka përfunduar në pranga edhe kryeplaku, si edhe dy policët që duhet të raportonin për gjendjen. Dy ditë më parë gjatë operacionit antidrogë të organizuar në fshatrat e Vlorës, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në oborrin e policit Lirim 270 rrënjë kanabis sativa. Ditën e sotme 9 të arrestuarit pritet të dalin përballë togave të zeza në Gjykatën e Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë në ngarkim të tyre. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 09:04  | Z.H. | 429 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.