« Flet eksluzivisht nga SHBA ministri Taravari për Zhurnal: » Situata është në kontroll nuk ka vend për panik
« Zhurnal mëson » Veland Ramadani emërohet anëtarë i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Maqedonisë
Zgjedhjet lokale të tetorit do të jenë sprovë vendimtare për Zoran Zaevin
Aliu: BDI-ja e njëjtë si me Gruevskin si me Zaevin, nuk ka ndryshuar fare
Atentat 32 vjeçarit në Shkodër, plagosen dhe 2 kalimtarë, arrestohet në Mal të Zi autori
16.07.2017.kronika.faqe_.15.foto1_.jpg

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së shtunës në qytetin e Shkodrës, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy kalimtarë të rastit dhe shënjestra e këtij atentatit. Menjëherë pas ngjarjes autori është drejt Malit të Zi, por pasi është identifikuar nga policia shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë malazeze. Mësohet se ditën e djeshme në prangat e autoriteteve malazeze përfundoi 25-vjeçari Aurel Ahi, banues në Guerile të Shkodrës. Ky i fundit ka tentuar të vrasë me armë zjarri 32-vjeçarin Dionis Lisi, duke e lënë atë të plagosur, por dhe dy kalimtarë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur plagosi me armë zjarri tre persona në një zonë të populluar të Shkodrës. Ngjarja u shënua në sheshin “Demokracia”, ku nga një autoveturë tip “Golf” me ngjyrë jeshile, me targa AA 440 NC, 25-vjeçari Ahi qëlloi plot 8 herë në drejtim të 32-vjeçarit Lisi, ndërsa plumbat lanë të plagosur edhe 2 shtetas kalimtarë të rastit, 25 vjeçaren Elona Qyrku si dhe 59-vjeçarin Enrik Prenushi. Të plagosurit, me ndihmën edhe të kalimtarëve, u dërguan menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe pas ndihmës së parë mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së këtij informacioni, policia e Shkodrës ka shkuar në vendngjarje dhe rreth 30 minuta pas ngjarjes, uniformat blu arritën të gjejnë armën me të cilën i riu qëlloi ndaj të 32-vjeçarit dhe dy kalimtarëve. Policia ka gjetur në një kosh mbeturinash pistoletë tip “TT” në piken turistike të Shirokës. Më pas, grupet e ndërhyrjes së shpejtë janë vënë në ndjekje të autoveturës dhe e kanë gjetur të braktisur në zonën kufitare të Zogajve, ndërsa autori u largua nëpërmjet kufirit të gjelbërt drejta Malit të Zi. Pas kësaj u njoftuan autoritet malazeze dh në një kohë rekord u krye edhe arrestimi i autorit të dyshuar. Mësohet se ky i fundit nuk ka shfaqur rezistencë në momentin e arrestimit, ndërsa pritet marrja në pyetje e tij, për të zbuluar shkaqet e ngjarjes që tronditi Shkodrën. Nga ana tjetër burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se, dyshohet që shkak të jetë bërë një debat i ashpër për motive të dobëta mes autorit dhe shënjestrës së tij, shtetasit Dionis Lisi. Sakaq janë marrë në pyetje dhe familjarët e të plagosurit, të cilët kanë deklaruar se djali i tyre nuk ka pasur ndonjë përplasje kohët e fundit. Ndërsa familjarët e autorit kanë thënë se ditët e fundit Aureli kishte shfaqur shenja agresiviteti për motive ende të paqarta.

 

Arrestimi

 

Vetëm pak orë pas plagosjes së 3-fishtë në qendër të Shkodrës u arrestua në Mal të Zi autori i saj. Aurel Ahi, u ndalua në fshatin Krajë të Malit të Zi nga policia vendase. 25-vjeçari kishte kaluar në këmbë kufirin mes dy vendeve. Kanë qenë banorët e fshatit ata që lajmëruan policinë pasi i riu kishte sjellje të çuditshme dhe në rroba kishte njolla gjaku. Ngjarja ndodhi në mesditë në një nga zonat më të populluara të Shkodrës në afërsi të teatrit “Migjeni”. Objektiv i atentatit duket ka qenë 32-vjeçari Dionis Lisi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por të qëndrueshme. Plumbat kanë plagosur gabimisht 25-vjeçaren Elona Qyrku dhe Enrik Prenushin 59-vjeç, kalimtarë të rastit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës. Autori i krimit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai hodhi pistoletën në një kosh mbeturinash e cila u gjet më pas nga policia. 25-vjeçari braktisi makinën në afërsi të Shirokës dhe më pas iu drejtua në këmbë kufirit me Malin e Zi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.07.2017, 09:04  | Z.H. | 813 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
Mediat i ndanë, por ja çfarë bëjnë Meda dhe Lulja së bashku (Foto/Video)
Merita Spahiu i publikon një foto nusës dhe mbesës së saj, të veshura njësoj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.