Taksa radiodifuzive nuk ekziston më
« VIDEO » Politika ta zyrtarizojë shqipen edhe në të folurin e saj
Plloshtani: Të mbizotërojë një fushatë korrekte pa fjalë kërcënuese
« Koment » "Koncepti qytetarë" i Zaevit, jo i dëshmuar në vepër !
Garë e re për kreun e Gjykatës Penale
gjzkata_1.jpg

Shkup, 17 korrik - A do t’i rriten tensionet në Gjykatë konkursi i ri për kryetar të Gjykatës Penale!? Të enjten, Këshilli Gjyqësor edhe zyrtarisht do të shpallë konkurs për kryetarin e Gjykatës më të madhe në vend. Tani për tani, nga Gjykata e Shkupit nuk ka paralajmërim se cili nga gjykatësit do të garojë. Në ndërkohë, Këshilli do të bëj rivlerësimin e punës së gjykatësve për vitin 2015 dhe 2016. Paraprakisht në garë për kryetar të Penales ishin gjykatësit Ivan Xholev dhe Vlladimir Pançevski i cili në krye të Gjykatës ishte 4 vite. Xholev shpjegoi se do ta pres epilogun e vlerësimit e më pas do të vendosë nëse do të garojë.

"Sipas të gjitha gjasave, do të kandidohem. Por fillimisht të presim të përfundojë vlerësimi për vitin 2015 dhe 2016, dhe të shohim kush çfarë vlerësime ka marrë nga Këshilli", u përgjigj gjykatësi Ivan Xholev.

Ish kryetari i Penales, Vlladimir Pançevski nuk u përgjigj në pyetjen e televizionit Alsat, nëse sërish do të kandidohet për postin e kryetarit. I pakapshëm për koment ishte edhe Gjykatësi Vlladimir Tufekgjiq, i cili në konkursin e kaluar fillimisht vendosi të kandidohet,  e me pas u tërhoq nga gara. Gjykatësit Xholev dhe Pançevski treguan ambicie të fuqishme që të bëhen kryetarë të Gjykatës Penale në konkursin e kaluar. Përveç që dorëzuan kandidatura zyrtare, ata ngritën edhe kallëzime penale kundër njërit -tjetrit. Hapin e parë e bëri Xholev i cili ngriti kallëzim për ryshfet kundër Pançevskit. Vijoi kundër-kallëzimi nga Pançevski me arsyetimin se Xholev në Prokurori ka dhënë dëshmi të rreme. Por, përveç kallëzimit penal, ish kryetari i Penales, kërkoi nga Këshilli për fakte dhe vërtetim të përgjegjësisë për gjykatësit, të kosntatojë sjellje të papërgjegjshme të Xholevit. Pranë Trupit të njëjtë, arriti kundër-kallëzim nga Xholevi për Pançevskin me arsyetimin se faqen e internetit të gjykatës, shefi i atëhershëm e ka shfrytëzuar për qëllime personale. Pançevski ishte në fokus të opinionit edhe jashtë gjykatës. Komuna Qendër mori vendim për rrënimin e katit të ndërtuar pa leje. Mbindërtimi ishte në qendër të qytetit. Në atë kohë, Pançevski si investitor, vetë e rrënoi pjesën për të cilën nuk kishe dokumentacion përkatës.  Për momentin në krye të Gjykatës Penale është ushtruesi i detyrës kryetar, gjykatësi suprem Stojançe Ribarev i cili zëvendësoi kryetaren e mëparshme, gjykatësen Tatjana Mihajllova. Ajo u tërhoq pasi Supremja ia zhvlerësoi tërë orarin e gjykimeve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 12:19  | Xh.I. | 691 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din të vërtetën
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Sheikët nga Dubai ndezin dasmën e të riut shqiptar, “e mbulojnë” në dhurata (Foto/Video)
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.