Ajvazi asfalton Haraçinën, banori thotë se ka paguar nga xhepi asfaltimin e rrugës
"Sputnik": Negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në NATO do të përfundojnë këtë vje..
Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për të akuzuarit në "Lagjen e Trimave"
« Analistët për Zhurnal: » Bojkoti i BESËS sinjal negativ dhe krijon amulli në opinionin publik
Angazhimi i Nimic, hap përpara në negociata
2FA43500-5554-42E4-AB37-82D5F9855554_cx14_cy12_cw78_w1023_r1_s.jpg

Shkup, 17 korrik Zhurnal.mk - Atmosfera për negociatat rreth emrit po ndryshon, thonë analistët. Ata shprehen optimistë rreth ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, për të cilat, siç thonë, mund të kontribuojnë për të bërë përparim në kontestin për emrin.

Në gjithë procesin rreth zgjidhjes së mosmarrëveshjes së gjatë për emrin po ndihet një energji e re dhe qëndrimi i Maqedonisë po ndryshon, thonë analistët e konsulltuar nga REL.Megjithë takimin e "Trojkës në Selanik", përkatësisht të kryeministrave të Greqisë dhe Bullgarisë dhe presidentit të Serbisë, ende ndihet një gjendje e favorshme për Maqedoninë sa i përket negociatave, komentojnë ata. Komente të tilla vijnë përpara takimit të të dërguarit të posaçëm të OKB-së në negociatat e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë, Metju Nimic me shefin e diplomacisë greke,Nikos Kotzias, në Bruksel.

Ish ambasadori Blagoj Zashov thotë se Nimic përsëri filloi që të angazhohet në gjetjen e një zgjidhjeje, kjo është gjë e mirë, kjo tregon një hap përpara dhe do të kontribuojë në krijimin e një atmosfere pozitive të re.

"Takimi në Shkup ishte fillimi, kurse takimi me Kotzias është vetëm një vazhdimësi. Unë mendoj se kjo nuk do të sjellë ndonjë rezultat përfundimtar, sepse këtu ka ende kohë për më shumë konsultime dhe bisedime, dhe ndërtimin e një atmosferë të mirëkuptimit dhe të fqinjësisë së mirë ", ka thënë Zashov.

Analisti Albert Musliu mendon se përparësinë absolute që ka patur Greqia në vitet e fundit edhe sjellja e Kotzias edhe pas iniciativës e "trojkës së Selanikut" tregojnë në ata se situara dhe atmosfera po ndryshon.

"Unë pres që procesi të lëviz. A do të gjrejnë një zgjidhje interne për të gjithë procesin që të zhbllokohet gjendja e Maqedonisë, por edhe kjo e fundit duhet që të  marrë përgjegjësinë për gjetjen e zgjidhjes. A do të gjendet ndonjë zgjidhje e cila do t'i lirojë rrug[ integrimeve euroatlantike duke ndërmarrë detyra shtesë, varet rfhr nga negociatat edhe nga të gjitha vendet e tjera, por unë mendoj se në thelb ka ndryshuar situata në krahasim me tre deri në katër muaj më parë", thotë Musliu.

Siç njoftuan më parë nga zyra e Nimicit , në takim, i cili është me kërkesë të Athinës, do të diskutohet për mundësinë e përparimit në negociatat për kontestin me emrin.

Takimi vjen pas vizitës së Nimic në Shkup, pas të cilës ai duhet që të shkonte edhe në Athinë, por pas përfshirjes së Kotziacit në zgjidhjen e çështjes së Qipros, takimi ishte anuluar. Gjatë vizitës në Shkup, Nimetz tha se ai nuk pret që në muajt e ardhshëm të ketë një  ndryshime drastike në zgjidhjen e kontestit, pasi që në fillim do të shqyrtohen pikëpamjet e të dyja palëve dhe shtoi se tani nuk është koha që të dilet me ndonjë propozim definitiv.

Edhe Zashov dhe Musliu janë optimist kur bëhet fjalë për mundësitë e negociatave që të ngriten në një nivel më të lartë, madje edhe në takime të drejtëpërdrejta të kryeministrave të të dy vendeve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 14:54  | A.SH | 964 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
E kanë kënduar gati në çdo këngë, ky është vëllai i Motrave Mustafa (Foto)
Plagosë të ëmën në Qendër të Shkupit
Shkup, tërheq zvarrë gruan për toke, i vjedh kuletën
Andrra e Lulja dalin për kafe, por me kënd?! Nuk është as Meda as Sinani (Foto)
“Vdes” Ingji (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.