Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
Vihet në funksion sistemi “E Rregullativa”, Gostivari qyteti i vetëm në Maqedoni dhe Evropë për qeverisje transparente
NB.jpg

Gostivar, 17 korrik - Sot në ambientet e Komunës së Gostivarit u promovua projekti mbi sistemin “E Rregullativa”, një sistem mjaftë i rëndësishëm për  qeverisje elektronike, i cili është zhvilluar nga “UNCTAD”.

 Në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta mes tjerash potencoi që sot është bërë realitet dhe vendoset në funksion sistemi “E Rregullativa” i cili projekt e bënë të mundur që Komuna e Gostivarit është zyrtarisht të jetë Institucioni i vetëm në Maqedoni që përfshihet në hartën e Kombeve të Bashkuara për shtete dhe Komuna transparente.

 Koha e qytetarëve të Gostivarit është e çmuar. Ne duam t'ju shërbejmë sa me shumë në sa më pak kohë. Portali E-Rregullativa është një nga mjetet më të mira për të arritur këtë gjë. Në pak kohë aty mund të gjeni procedurat që nevojiten për shumë shërbime të Komunës. Nëse ju duhet një leje, certifikatë, e tjerë. Çdo gjë që nevojitet do ta gjeni të renditur aty. Në sajë të  ‘E-Rregullativës. Gostivar’, mund të gjeni informata hap-pas- hapi, ku të drejtoheni, çfarë dokumente të dorëzoni, sa duhet të paguani dhe sa kohë do t’ju nevojitet për të marrë një leje apo certifikatë”, tha mes të tjerash kryetari Bejta.

 Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe përfaqësues të UNDP-së, UNCTAD-it dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim – SDC, respektivisht Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë.

 Si përfaqësuesi i UNDP-së, z. Horald Schenker potenoi që: “Realizimi i projektit pikërisht në Gostivar, tregon që sërish Gostivari është vendi ku mund të bëhen inovitete, ku mundet të fillojnë punë të reja dhe ku mund të ketë impakt sistematik në të gjithë shtetin”.    

 Aneta Damjanovska, përfaqësuese e Ambasadë së Zvicrës deklaroi që: “Faqja elektronike që po promovohet ua mundëson bizneseve informacionet e sakta që janë në kompetencë të Pushtetit Lokal, në drejtim të hapjes së bizneseve të reja apo nëse dëshirojnë t’i zgjerojnë bizneset e tyre ekzistuese”.

 Lejla Nebiu, koordinatore e projektit para të pranishmëve bëri prezantimin e të njëjtit, me ç’rast vuri në dukje që projekti do të vazhdon edhe në të ardhmen dhe se Komuna e Gostivarit ka caktuar një administrator që do të merret me azhurnimin e të dhënave të faqes elektronike. 

 Ky projekt, duhet theksuar, që realizohet në 30 shtete të Botës por ajo që e veçon Gostivarit është fakti që në Maqedoni dhe shtetet e Evropës është qyteti i vetëm ku realizohet ky projekt. Nga korriku i vitit 2016 dhe deri tani, në saje të këtij projekti janë regjistruar 34 procedura administrative në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe, 204 hapa, 425 dokumente dhe 48 baza juridike janë ngarkuara në sistem, si dhe  20 administratorë janë regjistruar në sistem për kontakt të drejtpërdrejtë me palët”, tha mes të tjerash zonj. Nebiu. 

 Vlera e përgjithshëm e projektit është 136 mijë dollarë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 14:58  | Z.H. | 1,799 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.