Koha për zgjidhjen e kontestit me Greqinë dhe e anëtarsimit në NATO
"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Nikollovski: Nuk janë paguar gjysmë milion euro për taksë anëtarësie në organizatat ndërkombëtare
133073540.jpg

Shkup, 17 korrik - Rreth gjysmë milion euro është borxhi i Maqedonisë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të cilin nuk e ka paguar qeveria paraprake viteve të kaluara dhe për të cilin vendit i kanoset rrezik nga përjashtimi apo humbja e të drejtës së votës, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Pas shlyerjes së borxhit ndaj FAO prej mbi 30.000 euro muajin e kaluar, sot, informoi Nikollovski, fillon pagesa e taksës për anëtarësim në Organizatën ndërkombëtare për verë, në vlerë prej rreth 60.000 euro.

 

Më së shumti, gjithsej pesë vjet, nuk është paguar taksë anëtarësie në Organizatën evropiane për mbrojtjen e bimëve ndaj së cilës borxhi tani është 140.000 euro.

 

"Tre vite nuk është paguar në Organizatën ndërkombëtare për verë ku borxhi i trashëguar është rreth 60.000 euro, ndërsa po aq nuk është paguar edhe në Grupin e përhershëm punues për zhvillim rajonal rural në Evropën Juglindore (SWG) ku borxhi i përgjithshëm është 90.000 euro. Deri në vitin 2012 për FAO nuk është paguar asgjë. Viteve të fundit janë paguar shuma minimale, ndërsa borxhet reale vetëm janë akumuluar, kështu që trashëguam borxh të përgjithshëm nga viti 2012 deri më tani në shumë prej pothuajse 134 mijë euro", theksoi Nikollovski.

 

Sipas tij, garnitura paraprake e Ministrisë së Bujqësisë, në vend se të paguaj taksë në këto institucione ndërkombëtare mbështetja e së cilave u nevojitet Maqedonisë, ka shpenzuar qindra mijëra euro në bazë të orëve jashtë orarit për të punësuarit, pa u ruajtur rregullativa ligjore për paralajmërimin dhe ndjekjen e tyre.

 

"Jemi duke vendosur rregullore të reja të cilat do ta rregullojnë këtë sferë. Ish-ministrat dhe zëvendësit e tyre, kanë shpenzuar para nga kartelat zyrtare që të blejnë nëpër butiqe, markete, kafene dhe spa qendra, por nuk i ka paguar obligimet e nevojshme", theksoi Nikollovski.

Pagesa e borxheve ndaj organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, do të bëhet me etapa.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 15:10  | Xh.I. | 472 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Shkëlqimi dhe rënia e lëvizjes BESA, nga VMRO-ja te ASH-ja
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.