Ajvazi asfalton Haraçinën, banori thotë se ka paguar nga xhepi asfaltimin e rrugës
"Sputnik": Negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në NATO do të përfundojnë këtë vje..
Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për të akuzuarit në "Lagjen e Trimave"
« Analistët për Zhurnal: » Bojkoti i BESËS sinjal negativ dhe krijon amulli në opinionin publik
Fëmijët e familjeve me rrezik social dhe shfrytëzuesve të shtesave të veçanta në pushim falas në Strugë
132677516.jpg

Strugë, 17 korrik - Në qendrën rekreative për fëmijë dhe të rinj "Lulet e majit" - Strugë, filloi pushimi veror i grupit të parë prej gjithsej tetë grupeve të fëmijëve të përfshirë përmes projektit për shfrytëzimin e shërbimit falas për pushim dhe rekreim. Këtë shërbim do ta shfrytëzojnë rreth 2.000 fëmijë nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së veçantë, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

"Shërbimi pushim dhe rekreim përfshin qëndrimin, pushimin aktiv, socializimin e fëmijëve, aktivitete edukativo-arsimore, kulturore-argëtuese, sportivo-rekretaive dhe aktivitete të tjera me fëmijët për zhvillimin e zhvillimit psikomotorik. Gjatë qëndrimit shtatëditor, programin do ta realizojnë edukatorë nëpër grupe dhe një kuadër profesional (drejtues pedagogjik, mjek, infermiere, instruktorë etj.) të angazhuar nga subjektet juridike në të cilat do të realizohet projekti dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë", kumtoi MPPS.

Realizimi i këtij projekti, shtohet në kumtesë, përmes donacioneve prej produkteve të veta e ndihmojnë kompanitë Albiz, fondacioni-Dauti, Alkaloid, Pelisterka, Vitaminka dhe Atlantik Komerc.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 15:49  | Xh.I. | 1,056 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
E kanë kënduar gati në çdo këngë, ky është vëllai i Motrave Mustafa (Foto)
Plagosë të ëmën në Qendër të Shkupit
Andrra e Lulja dalin për kafe, por me kënd?! Nuk është as Meda as Sinani (Foto)
Shkup, tërheq zvarrë gruan për toke, i vjedh kuletën
“Vdes” Ingji (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.