Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
Kushtetuesja anulon përzgjedhjen e Hasan Shalës në krye të Apelit
kushtetuesja.jpg

Prishtinë, 17 korrik - Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e Hasan Shalës në krye të Gjykatës së Apelit.

 

Kushtetuesja ka gjetur se Këshilli Gjyqësor ka shkelur disa nene të Kushtetutës së Kosovës kur ka vendosur që për kryetar të Apelit të votoi Hasan Shalën.

Është shkelur neni 24 për barazisë para ligjit, neni 31 i cili përcakton të drejtat për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, si dhe neni 108 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Vendimi i Kushtetueses është bërë bazuar në kërkesën e gjyqtares Tonka Berisha si njëra nga kandidatet për të udhëhequr me Gjykatën e Apelit,

 

Kësisoj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka anuluar vendimin e KGjK-së dhe njëkohësisht e ka obliguar që të mbajë proces të ri të votimit për përzgjedhje të kandidatit për pozitën e Kryetarit të Apelit, shkruan Kallxo.com.

 

Më 28 tetor 2016 KGjK kishte nxjerrë vendim për shpalljen e pozitës së lirë për kryetar të Apelit.

 

Lidhur me këtë pozitë më 19 dhjetor 2016 Komisioni i KGjK-së intervistoi kandidatët duke e renditur Tonka Berisha në pozitën e parë me 100 pikë. Pas saj ishte renditur Hasan Shala me 84 pikë dhe Xhevdet Abazi me 77 pikë.

 

Përkundër që ishte poentuar më së shumti, Berisha nuk i kishte marrë votat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për t’u zgjedhur në krye të Apelit. Në procesin e votimit të mbajtur në KGjK, Berisha mori 2 vota për, 1 kundër dhe 6 abstenime.

 

Në votim hyri kandidati i dytë Hasan Shala i cili morri 7 vota për, 1 kundër dhe  1 abstenim duke u zgjedhur si kryetar i Gjykatës së Apelit.

 

Gjykata Kushtetuese vendim të ngjashëm morri edhe lidhur me pozitën e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës ku riktheu në fillim procedurës pas ankesës së gjyqtares Valdete Daka.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 15:08  | Z.H. | 395 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.