Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sela nuk e zgjodhi problemin e ujit të pijshëm për struganët
Kina rritet me shpejtësi, ekonomia tejkalon parashikimet 6.9 përqind
auto_unnamed1500301352.jpg

Nga prilli deri në qershor, ekonomia kineze u rrit me 6.9%, një ritëm ky që kapërceu edhe parashikimet.

 

Pekini po përpiqet fort të mbajë nën fre borxhin dhe tregun e tij imobiliar përmes masave të ashpra në sektorin e pronësisë dhe huadhënësit.

 

Nuk ishin të paktë analistët që profetizonin një ngadalësim të ekonomisë kineze me hyrjen në fuqi të këtyre politikave. 

 

Por të dhënat e fundit tregojnë se Pekini arriti të kapërcente edhe objektivin e rritjes 6.5% të vendosur për 2017-n. 

 

“Performanca ekonomike e vendit ka qenë në linjën e duhur. Ne kemi arritur një progres të qëndrueshëm e të fortë.

 

Rritja ka qenë konstante, punësimi është forcuar, çmimet kanë mbetur të qëndrueshme, të ardhurat janë rritur dhe struktura e ekonomisë është përmirësuar. 

 

Zhvillimi ynë ekonomik ka qenë më i stabilizuar, më i ekuilibruar dhe më i gjatë. Në tremujorin e dytë, prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 1.7 për qind krahasuar me tremujorin e parë”, deklaron Xing Zhihong, zëdhënës i zyrës kombëtare të statistikave. 

 

Në 2016-n, ekonomia kineze pati ritmin më të dobët të rritjes në 26 vjet, por tani duket se e ka marrë veten sërish. Për muajin qershor, edhe prodhimi industrial u rrit me 7.6%, duke kapërcyer parashikimin prej 6.5.  Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një hov prej 11% kanë pasur gjithashtu dhe shitjet me pakicë. Pritshmëritë i kaloi edhe rritja e importeve dhe eksporteve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 16:36  | Z.H. | 445 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kjo është bashkëshortja bukuroshe e Sinan Vllasaliut
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
Ra bora e parë në Maqedoni
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.