Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Mrekullia e votës shqiptare nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale
Taravari: Çdo kandidaturë e LR-PDSH-së për zgjedhjet lokale do të kalojë në optikën e..
DASH kërkon nga Maqedonia të angazhohet në luftën kundër terrorizmit
Italia shtyn ligjin që fëmijët e migrantëve të marrin shtetësinë
auto_96972032_040590358-11500294166.jpg

Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, ka thënë se nuk janë krijuar akoma kushtet për të nxitur një projekt-ligj që u jep shtetësinë fëmijëve të migrantëve.

 

Partitë e krahut të djathtë përshëndetën këtë veprim të kryeministrit, por grupet e migrantëve thanë se ishin shumë të zhgënjyer.

 

Gentiloni tha se ai e ka shtyer miratimin e këtij ligji deri në vjeshtë. Ai veçoi problemet me afatet për kalendarin e Senatit, por problemi i tij kryesor ka qenë sigurimi i mbështetjes politike kur kriza e migrantëve është një çështje kaq e nxehtë në Itali.

 

Më shumë se 88,000 migrantë kanë kaluar nëpër Mesdhe në Itali deri më tani këtë vit, dhe më shumë se një e katërta e tyre kanë shkuar vetëm në qershor.

 

Shumë prej të sapoardhurve kanë udhëtuar përmes Sicilisë dhe kur një prefekt lokal në një ishull dërgoi 50 migrantë në një hotel në fshatin Sinagra në fundjavë, dhjetëra kryebashkiakë lokal filluan një protestë.

 

Ata argumentuan se nuk ka resurse të mjaftueshme dhe se numri i refugjatëve ishte shumë më i lartë se marrëveshja e qeverisë me autoritetet lokale për të synuar 2.5 migrantë për 1,000 banorë.

 

“Ne nuk jemi racist apo kundër migrantëve por shpërndarja duhet të jetë e drejtë,” tha kryebashkiaku lokal Vincenzo Lionetto Civa.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 16:37  | Z.H. | 509 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aida provokon me ekspozimin e gjoksit në një dasëm në Haraçinë (Foto)
Albana Osmani tatuazh në zonën intime (Foto)
Majmuni gati t’ia heq fustanin Xhansusë (Foto)
Big Mama prezanton “burrin” e saj (Foto)
Zbulohet arsyeja pse ne jeten reale urrehen Gylseren dhe Xhihan!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.