Me largimet e partive të vogla nga koalicioni, Gruevski do pësoj fijasko në zgjedhjet..
« BESA për Zhurnal » Para lokaleve kërkojmë anëtarin tonë në KSHZ, ligji e garanton këtë
Profesori amerikan paralajmëron kriza të mëdha në Ballkan, përmend Maqedoninë
« Analistët » Qeveritë Zaev e Rama, po japin sinjalin e modelit të ri-integrimit rajonal
Kryetari i Vushtrrisë e pranon se kalaja iu dha në shfrytëzim djalit të dajës së tij
auto_MULAKU1500289119.jpg

Vushtri, 17 korrik - Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka reaguar lidhur me dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë nga Insituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve.

 

“Që nga 14 korriku media  dhe rrjete të ndryshme sociale si dhe individë kanë vërshuar me komentime të ndryshme për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Qytetit nga ana e IKMM-së. Me një komunikatë për këtë rast ka dalë vet drejtori i IKMM, z. Agim Gërguri, i cili e bën me dije opinionin e Vushtrrisë e më gjerë për qëllimin dhe dhënien e kalasë në shfrytëzim, duke treguar njëkohësisht se IKMM-ja është pronare e këtij objekti të trashëgimisë kulturore dhe se e kanë të drejtën ligjore ta menaxhojnë, pra edhe që ta japin në shfrytëzim të njëjtën”, thuhet në komunikatën e kryetarit të Vushtrrisë.

 

“Unë, si kryetar i komunës kam qenë i njoftuar zyrtarisht nga zotëri Gërguri për këtë vendim  më datë 13 korrik të këtij viti, në ç’rast është kërkuar nga unë që t’i dorëzoj çelësat e kalasë  zyrtarëve të IKMM-së”.

 

“Kalaja e qytetit është restauruar nga Organizata CHwB, në mbështetje financiare të Ambasadës Amerikane dhe të Ministrisë së Kulturës”.

 

“Me përfundimin e punimeve kjo organizatë në bashkëpunim me palët kompetente, përfshirë edhe atë komunale, kanë hartuar edhe një Draft-rregullore për menaxhim të kalasë, për mënyrën e shfrytëzimit të pjesës së brendshme dhe asaj të jashtme”.

 

“Hulumtimet arkeologjike në pjesën e brendshme të kalasë i ka bërë IKMM-ja në mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës. Si kryetar i komunës kam qenë shumë i përkushtuar për përcjelljen e gjitha zhvillimeve duke përfshirë edhe hulumtimet arkeologjike që janë bërë në këtë objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore sikurse edhe për të gjitha objektet tjera të trashëgimisë që gravitojnë në komunën tone,për çka kam kërkuar raporte të cilat sot e kësaj dite nuk janë dorëzuar”.

 

“Fillimisht, nga IKMM-ja, kalaja i është dhënë në shfrytëzim Komunës së Vushtrrisë pas restaurimit të saj nga CHwB –ja. Në këtë rast komuna ka punësuar në kohë të caktuar një ciceron ,i cili ka qenë i angazhuar për të bërë shpjegime për vizitorët e kalasë dhe për ruajtjen e saj për kohë të caktuar nëpërmes kontratës mbi vepër, si dhe duke angazhuar ekspert nga Drejtoria e Kulturës. Gjatë periudhës së menaxhimit të kalasë nga komuna, ky objekt ka qenë në shfrytëzim të institucionit të komunës tonë dhe shumë organizatave rinore joqeveritare”.

 

“Me drejtorin e tanishëm z.Gërguri, por edhe të mëparshmin z.Bakija, kemi pasur takime pune për projekte të ndryshme e sidomos për muzeun e komunës (Shtëpia e Mahmut agë Gjinollit), i cili objekt tani është në restaurim e sipër, kurse këto takime janë mbajtur në Prishtinë dhe Vushtrri. Pajtohem me z.Gërguri se kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim të mirë në funksion të ruajtjes dhe restaurimit të objekteve historike dhe trashëgimisë kulturore të komunës. Por temë e bisedimeve tona në këto takime kurrë nuk ka qenë dhënia në shfrytëzim e kalasë, ndonjë kompanie private e as kompanisë që iu është dhënë dhe e menaxhon Mentor Salihu, i cili është djali i dajës tim, Salihut”.

 

“Për këtë e kam ndërgjegjen e pastër dhe këtë e deklaroj me përgjegjësi morale dhe juridike. Pra, nuk mund të gjendet asnjë argument i vetëm që unë kam pas ndonjëherë bisedë me ndonjë nga drejtorët e IKMM-së ose zyrtarët e saj apo ndonjë nga ministrat e Minstrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zyrtarët e saj, me ndonjë nga politikanët e ndonjë subjekti politik të çfarëdo niveli, lidhur me “msitninë” për dhënien në shfrytëzim të kalasë për t’u bërë siç po thonë shumë media, rrjete sociale dhe individë ‘restaurant i dajës së kryetarit’”, tha ndër të tjera ai.

 

Bajram Mulaku në fund bëri të ditur që në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do të kandidojë për kryetar të komunës së Vushtrrisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 16:40  | Z.H. | 388 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » "Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Vajza e Safetes shkëlqen në të bardhë (Foto)
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.