« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
Debat për ribalancin e Buxhetit për vitin 2017 në Komisionin kuvendor amë
133779797.jpg

Shkup, 17 korrik - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Komisionin amë për financim dhe buxhet  sot filloi debati për buxhetin e propozuar të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Para anëtarëve ribalancin e elaboroi ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili tha se qëllim kryesor i ribalancit të propozuar është që t'i zvogëlojë shpenzimet joproduktive dhe të sigurojë hapësirë për realizim të politikave të qeverisë së re.

Të ardhurat e përgjithshme në gjashtë muajt e parë janë 86,4 miliardë denarë që është 46 për qind në krahasim me të planifikuarën, ndërsa të shpenzimet janë 94,6 miliardë denarë.

Ministri theksoi se në anën e shpenzimeve ulje serioze ka tek shpenzimet për mallra dhe shërbime të cilët janë shkurtuar për 2 miliardë denarë në krahasim me projeksionin inicues.

"Janë bërë shkurtim për udhëtime zyrtare, reprezentacion, prezantime ekonomike dhe reklamim", tha Tevdovski.

Për shpenzimet kapitale theksoi se ato në gjysmën e parë seriozisht kanë dështuar dhe se janë realizuar 8,7 miliardë denarë ose 32 për qind nga e planifikuara vjetor me buxhet.

Me ribalancin, siç tha, janë planifikuar 23,4 miliardë denarë për shpenzime kapitale dhe për shkak të realizimit të ulët në gjysmën e parë të vitit është realizuar zvogëlim tek projektet të cilët kanë dinamikë të ngadalësuar të realizimit. Por, megjithatë, konsideron, se pjesa e planifikuar e shpenzimeve kapitale është e rëndësishme nëse krahasohet me realizimin në katër vitet e fundit ku asnjëherë nuk ka tejkaluar 19 miliardë denarë.

Ai lidhur me detyrimet e ndërmarra, ndërsa të papaguara nga pushteti paraprak informoi se deri në fund të javës Ministria e Financave do t'i publikojë dhe se për momentin po dakordon projekt me Bankën Botërore për "pastrim" të detyrimeve të këtilla.

Rritja e ekonomisë me ribalancimin është rishikuar në 2,2 për qind për sivjet, ndërsa deficiti buxhetor është projektuar në 2,9 për qind nga BPV-ja.

Për ribalancin e propozuar shumica në debat dha mbështetje, ndërsa deputetët nga opozita vlerësojnë se ai nuk është reformues dhe se shkurtohen mjetet nga investimet e kapitalit për llogarinë e punësime partiake.

Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE vlerësoi se ribalanci i propozuar nuk është reformues dhe se tregon si do të lëvizin politikat ekonomike të LSDM-së. 

Sipas saj të shkurtohet gjithçka që do të thotë infrastrukturë dhe me rëndësi për qytetarët nuk shkon në dobi të buxhetit reformues. Kuzmanovska tha se nuk vazhdohen projektet e mira për rritje të pensioneve dhe kompensimeve sociale, shkurtohen investimet kapitale, shkurtohen mjetet në arsim... E pyeti ministrin për politika ndaj investuesve të huaj, për politikën tatimore, për deficitin, për detyrimet dhe për atë se si do të bëhet rritja.

VMRO-DPMNE, siç paralajmëroi, ka parashtruar 706 amandamente të amandamentit të propozuar.

Ministri i Financave në replikë u përgjigj se zëri për rrogat me ribalancin është ulur për 158 milionë denarë në nivel të përgjithshëm, ndërkaq është rritur në Kuvend për apanazhe të parapara.

Theksoi se dëshirojnë të jenë real dhe për atë arsye janë vendosur investimet kapitale në nivel prej 23 miliardë denarëve. Shtoi se në tremujorin e parë jo vetëm që nuk ka pasur investime private, por janë ngadalësuar edhe investimet shtetërore dhe se Qeveria e re ka për detyrë të bëjë lëvizje.

Kyçe, sipas tij, është t'i kthejnë investimet kapitale dhe shumë më seriozisht të investojnë në dimensionin social. "Ky buxhet është dizajnuar të ketë investime serioze në dimensionin social", tha Tevdovski.

Mbështetje do të marrin edhe investuesit e huaj. Ata, tha ai, janë të rëndësishëm, por politika jonë do të jetë tërheqja e investuesve të cilët do të bëjnë lidhje me komnpanitë vendore.

Minиsitri tha se me ribalancin e buxhetit nuk janë paraparë kurрfarë ndryshimesh në sferën tatimore dhe se të gjitha ndryshimet që analizohen dhe planifikohen në Ministrinë e Financave plani është që gjatë kohës së verës deri në fund të gushtit të prezantohet dhe të hapet debat.

"Në përgjithësi mendimet tona janë se tek tatimet duhet të vendoset drejtësi që do të thotë kur pjesa më e madhe e qytetarëve do të paguajnë sipas zërave të njëjtë tatimor që i kanë tani. Por, një përqindje e caktuar e më të pasurve do të paguajnë me shkallë më të lartë margjinale të të ardhurave plotësuese", tha Tevdovski dhe shtoi se për shumicën do të mbetet shkalla e njëjtë tatimore.

Me ribalancin konsideron se ka mbështetje serioze për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), për sistemin pensional 1,2 miliarëd denarë, në arsim janë projektuar 23 miliardë denarë të cilat, siç tha, janë shumë më të larta nga ajo që është realizuar në vitet e kaluara.

Jovan Mitrevski nga LSDM theksoi se do ta mbështesin ribalancin e propozuar të buxhetit.

Ai shtoi se risi në këtë ribalanc apo dallim nga ribalancet e qeverisë së kaluar është që deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar.

Sipas tij qëllimi i Qeverisë është që të harmonizohen dallimet nga e projektuara dhe e realizuara, por edhe të mundësojë realizim të politikave nga programi i Qeverisë së re.

Për Kërsto Mukovskin nga VMRO-DPMNE ky ribalanc është ndryshim klasik kozmetik i buxhetit, me qëllim të pikave parazgjedhore për pushtet.

Sipas tij nuk është e saktë se në anën e shpenzimeve shkurtohet numri i lartë i mjeteve, dhe lihet anash në interes të qytetarëve në projekte.

Konsideron se nuk do të realizohet rritja e paraparë të BPV dhe se deficiti do të jetë më i lartë.

Në seancën e sotme fjalim pati edhe Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë Ixhet Memeti i cili kërkoi nga deputetët të fitojë mjete që të implemtohet Ligji i miratuar për Avokatin e Popullit, ndërsa qëllimi është që të ketë mandat më të fortë. Ai tha se edhe me Buxhetin për vitin 2017 dhe tani me ribalancin nuk përfshihen mjetet.

Mbështetje të këtij propozimi dha edhe Rexhail Ismanili i BDI-së i cili kërkoi nga grupet e deputetëve të dorëzojnë amandament me të cilin do të zgjidhet problemi.

Debati për ribalancin në Komisionin sipas Rregullores zgjat 10 ditë pune

UPDATE: 17.07.2017 16:50:00

### 17.07.2017 09:52:00

Fillon debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit
132327270.jpg

Shkup, 17 korrik - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot fillon debati për Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Ribalanci i Buxhetit i propozuar nga Qeveria është në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet.

Me të parashikohet që deficiti të mbetet 2,9 për qind nga BPV-ja, ndërsa rritja të jetë 2,2 për qind në vend të parashikimit fillestar prej 3 për qind nga qeveria paraprake dhe 2,8 të projektuara nga Banka Botërore, gjegjësisht 2,7 për qind nga BPRM-ja.

Janë shkurtuar të gjithë shpenzimet joproduktive të Qeverisë dhe të gjithë institucioneve të saj siç janë udhëtime zyrtare, prezantime, promovime ekonomike dhe reklamimi me ç'rast është bërë kursim i mjeteve financiare. Nga Qeveria theksojnë se janë siguruar mjete për pezullim të taksës radiodifuzive, për subvencionim të pagës minimale e cila nga 1 shtatori duhet të jetë 12.000 denarë, si dhe për zgjidhje të përhershme të problemit me punonjësit e firmave të falimentuara.

Është paraparë shkurtim i shpenzimeve nga pothuajse tre miliardë denarë dhe të investimeve kapitale për po aq, por, siç shpjegoi kryeministri Zoran Zaev, do të realizohen të gjithë projektet infrastrukturore tashmë të filluara, ndërsa do të shtohen edhe disa të reja.

Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 184,7 miliardë denarë, shpenzimet në 203,3 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor në 18,6 miliardë denarë ose 2,9 për qind nga BPV-ja.

Është paraparë që me nëntë milionë euro të plotësohen të gjithë masat dhe politikat aktive për mbështetje të punësimeve të reja, para së gjithash për të rinjtë dhe për projektin "Garanci për të rinjtë" i cili, si pjesë e Programit të Qeverisë së re, parashikon që çdo të riu, shteti t'i ofrojë punësim ose rishkollim, praktikë dhe trajnim që të jetë konkurrent në tregun e punës dhe të dëshirojë të mbetet në vendin e vet.

Me rreth 135 miliardë denarë do të sigurohet mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe të grinfild investimeve vendore, ndërsa 500 milionë denarë janë të dedikuara për mbështetje në tërheqjen e donacioneve nga IPA programi për intensifikim të aktiviteteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian në periudhën parainkuadruese.

Ribalanci i buxhetit është në rend dite edhe të Komisionit kuvendor juridiko-ligjdhënës.

Krahas komisioneve për financim dhe buxhet dhe Komisionit juridiko-ligjdhënës sot në Kuvend seancë do të mbajë edhe Komisioni për punë dhe politikë sociale i cili do të debatojë për propozim-ndryshimet e Ligjit për pagesë së pagave.

 17.07.2017, 09:52  | 59 | 1,390 i lexuar

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.