« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Takim për rekomandimet e GREKO-s në Ministrinë e Drejtësisë
06_8.jpg

Shkup, 17 korrik  - Në Ministrinë e Drejtësisë sot u realizua takim koordinues lidhur me realizimin e rekomandimeve të Grupit të Vendeve Kundër Korrupsionit – GREKO të Këshillit të Evropës të Raundit të Katërt të vlerësimit, në temën: "Ndalimi i korrupsionit tek anëtarët e Kuvendit, gjyqtarët dhe prokurorët publik".

Takimin e udhëhoqi ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji. Në takim morën pjesë Aneta Arnaudovska, shefe e Delegacionit të RM-së në GREKO, Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve Publik, Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përfaqësues i Kuvendit të RM-së dhe përfaqësues të sektorëve kompetent të Ministrisë së Drejtësisë.

Pjesëmarrësit në takim informuan për aktivitetet e ndërmarra për realizimin e mëtutjeshëm të rekomandimeve për të cilat GREKO, në Raportin e Parë për harmonizim për Republikën e

Maqedonisë – Raundi i Katërt, konkludoi se nuk janë realizuar ose janë pjesërisht të realizuara.

Duke pasur parasysh faktin se GREKO, me raportin e lartë cekur, ka caktuar 31 janarin të 2018-ës si afat të fundit për realizimin e rekomandimeve, janë shkëmbyer edhe informacione për gjendjen dhe planet e institucioneve në periudhën e ardhshme në këtë drejtim.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, ceku angazhimin e tij për realizimin e rekomandimeve të këtij trupi të cilat janë në domenin e Ministrisë së Drejtësisë dhe potencoi se të njëjtat veç më janë të parashikuara në programin për punë të institucionit. Njëkohësisht u bën thirrje edhe institucioneve tjera kompetente të ndërmarrin masa me qëllim të realizimit të rekomandimeve që janë në kompetencën e tyre në kuadër të afatit të parashikuar. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 18:42  | D.J. | 724 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.