« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks n..
Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
“Kosova ta kushtëzojë me njohje zbatimin e Zonës Rajonale Ekonomike”
845X486512654_imge.jpg

Gazmend Qorraj, i cili është profesori i parë dhe i vetëm në Kosovë që mban titullin “Jean Monnet Chair” për Integrime Evropiane në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se Kosova duhet të kërkojë njohje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si parakusht për zbatimin e suksesshëm të Zonës Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor.

 

Qorraj ka theksuar se edhe pse BE-ja konsideron se duhet shtuar bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor, sipas tij, nuk ka klimë bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit. Ai thotë se problem shumë i madh në zbatimin e Zonës Rajonale Ekonomike do të jetë se kush e implementon këtë plan.

 

“Kosova medoemos duhet ta shfrytëzojë këtë rast që t’i kërkojë BE-së njohjen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në mënyrë që të realizohet suksesshëm ky projekt, përndryshe projekti ose ideja do të zbatohet vetëm parcialisht dhe përfitime do të kenë vetëm vendet e tjera të Ballkanit, por jo edhe Kosova. Si mund të realizohen projektet e mëdha kur njerëzit nga Kosova, qoftë në nivel biznesi, qoftë në nivel akademik, nuk mund të qarkullojnë në Serbi dhe Bosnje, madje as në BE, dhe pa e anashkaluar faktin se selia e RCC-së është në Sarajevë”, ka thënë Qorraj për gazetën “Epoka e Re”.

 

Sa i përket Zonës Rajonale Ekonomike, ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të koordinohen dhe bashkëpunojnë më mirë.

 

“Mendoj se Kosova duhet të emërojë një zyrë koordinuese, respektivisht një koordinator dhe një grup ekspertësh që do t’i koordinojnë aktivitetet, projektet dhe të gjitha iniciativat lidhur me Zonën Ekonomike Rajonale dhe, po ashtu, të kërkohet përgjegjësi dhe punë nga një mekanizëm i tillë, në mënyrë që përfitimet të jenë evidente”, është shprehur profesori Qorraj.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 09:39  | Z.H. | 343 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.