Taksa radiodifuzive nuk ekziston më
« VIDEO » Politika ta zyrtarizojë shqipen edhe në të folurin e saj
Plloshtani: Të mbizotërojë një fushatë korrekte pa fjalë kërcënuese
« Koment » "Koncepti qytetarë" i Zaevit, jo i dëshmuar në vepër !
Nëse opozita e re do të sillej si Haradinaj s’do të ketë stabilitet
angelika-viets-express_1444974131-5540898.jpg

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se rënia e PDK-së dhe ngritja e ‘Vetëvendosjes’ kanë qenë të pritshme në këto zgjedhje.

 

Ajo ka shtuar se Kosovës i duhet një qeveri stabile, pasi që para vendit janë shumë sfida të mëdha.

 

Sipas saj, nëse Qeveria me në krye Haradinajn do t’i ketë vetëm 61 vota dhe opozita e re do të sillej në Parlament si kreu i AAK-së kundër demarkacionit, atëherë nuk do të ketë stabilitet në vend.

 

Ambasadorja e shtetit më të fuqishëm në Evropë thotë se janë të interesuar që në Kosovë të formohet një Qeveri stabile, por, siç thotë ajo, se si do të zhvillohen gjërat më tute kjo mbetet të shihet, për faktin se për detyrat që i ka vendi përpara nevojitet stabilitet, përfshirë këtu formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizim të vizave me BE-në, dialogun me Serbinë.

 

‘Të gjitha këto janë sfida shumë të mëdha të cilat një qeveri mund t’i çoj përpara vetëm me vullnet shumë të fortë. Nëse kjo qeveri e ka këtë vullnet me 61 vota, atëherë gjithcka është në rregull, mirëpo rreziku është që të mos jetë kështu”, ka thënë Viets për gazetën “Zëri”.

 

Ambasadorja gjermane ka kujtuar faktin se në qeverisjen e kaluar Ramush Haradinaj, i cili është kandidat i koalicionit PAN për kryeministër, ka bërë pjesë në grupin e opozitës që e kanë vënë në dispozicion gazin lotësjellës për të kundërshtuar vendimet e Parlamentit, përkatësisht për marrëveshjen e Demarkacionit.

 

Sipas saj, nëse Haradinaj do të jetë në krye të Qeverisë dhe opozita e re do të sillet në të njejtën mënyrë, atëherë, siç thotë ajo, nuk mund të flasim për stabilitet në vend.

 

“Haradinaj ka qenë një prej kundërshtuesit më të zëshëm të Demarkacionit, i cili përveç se ka refuzuar këtë marrëveshje ka sjellë edhe argumentet e tij pse nuk duhet të votohet marrëveshja. Tani nuk e di se si do të veproj ai në të ardhmen, mirëpo ajo që mund të marr me mend është se kjo çështje mund të zgjatet deri në pafundësi dhe Kosova do të mbetet pa liberalizim të vizave”, shprehet Viets.

 

Gjatë kësaj interviste për ‘Zërin’ ambasadorja gjermane ka folur edhe për nevojën e luftimit të korrupsionit në Kosovë, miratimin e Ligjit për konfiskim të pasurisë së paligjshme, procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, përfshirjen e presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë, etj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 09:42  | Z.H. | 305 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din të vërtetën
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Sheikët nga Dubai ndezin dasmën e të riut shqiptar, “e mbulojnë” në dhurata (Foto/Video)
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.