« Flet eksluzivisht nga SHBA ministri Taravari për Zhurnal: » Situata është në kontroll nuk ka vend për panik
« Zhurnal mëson » Veland Ramadani emërohet anëtarë i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Maqedonisë
Zgjedhjet lokale të tetorit do të jenë sprovë vendimtare për Zoran Zaevin
Aliu: BDI-ja e njëjtë si me Gruevskin si me Zaevin, nuk ka ndryshuar fare
Sekretari i Kuvendit flet për seancën konstituive
parlament-kosove_1.jpg

Administrate e Kuvendit të Kosovës është e gatshme kurdo që i kërkohet ta përgatisë seancën konstituive. Akoma nuk ka datë të saktë se kur do të ndodh kjo gjë.

Madje ajo do ta bëjë publik këtë veprim edhe në faqën zyrtare të Kuvendit.

 

Kështu ka thënë për Gazetën Express Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithsëhm I Kuvendit të Kosovës.

 

Sipas Kransiqit, mbetet vetëm të bëhet thirrja e seancës.

 

“Thirrja (data) e seancës konstitutive është e rregulluar me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, pra nuk është në mandatin e Administratës”, ka thënë ai për Expreëss.

 

“Sa i përket përgatitjeve për seancën konstituive për Legjislaturën e Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Administrata e Kuvendit është e gatshme të ndërmerr të gjitha veprimet e veta logjistike, në çdo kohë kur kërkohet nga ajo”.

 

“Pra, në momentin kur kërkohet Administrata, edhe përmes ueb faqes se Kuvendit, do t’i bëjë publike veprimet qe do të ndërmerren”.

 

E pasi të mbahet seanca, do të ndodhë edhe votimi i Qeverisë.

 

Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët thonë se seanca e parë e Kuvendit pritet të mbahet gjatë kësaj jave.

 

Sipas tyre, kandidat për kryekuvendar nga koalicioni më i madh i dalë në zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të jetë lideri i PDK-së Kadri Veseli.

 

Mirëpo, ndonëse është raportuar se ka deputetë të AKR-së, të cilët do ta votojnë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn, zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë të vendosur se asnjë deputet i AKR-së nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

 

Ata madje kanë theksuar se nuk do ta votojnë as kandidatin për kryeparlamentar nga radhët e PAN-it Kadri Veselin. Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e PAN-it kanë ritheksuar sërish se i kanë numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 09:45  | Z.H. | 428 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
Merita Spahiu i publikon një foto nusës dhe mbesës së saj, të veshura njësoj (Foto)
Mediat i ndanë, por ja çfarë bëjnë Meda dhe Lulja së bashku (Foto/Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.