Narcizoizmet partiake shkak i mos unifikimit shqiptar në zgjedhjet lokake
S’ka guxim për konfiskim të pasurisë në Maqedoni
Ja të arriturat dhe aktivitetet e studentëve nga kolegjët më të mirë në Maqedoni
Vetëm mbrojtja me ligj shpëton bastardimin e gjuhës nga portalet
Raporti/ Energjia në krizë, s’ka progres në treg dhe bursa
auto_oshee1500276735.jpg

Shqipëria nuk ka përmbushur si duhet angazhimet për liberalizimin e tregut të energjisë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ndryshe nga herët e tjera, në raportin e monitorimit të vendeve në Ballkanin Perëndimor, këtë vit kritikon Shqipërinë. Në rastin e ndarjes të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në dy kompani, Sekretariati shprehet se është duke marrë masa penalizuese, pasi ndarja duhet të kishte ndodhur që në mars. Entela Çipa, Këshilltare për Çështjet e Energjisë në Qeveri, thotë se çdo gjë është gati, por situata zgjedhore ka bërë që disa akte të mos miratohen nga parlamenti. Ministria e Energjisë pranon që nuk ka realizuar kushtin, i cili detyron bizneset e mëdha që të gjejnë vetë burimin e  furnizimit me energji. Afati që Qeveria ka lënë për këta sipërmarrës është shtatori i këtij viti.

 

Bursa e energjisë

 

Një tjetër problem që ngre Sekretariati ka të bëjë me Bursën e Energjisë, e cila sipas ligjit duhet të jetë operacionale më 1 janar 2018. Qeveria ka marrë angazhim që të plotësojë edhe një kërkesë lidhur me këtë bursë që, në dokument, ndahet si pikë më vete dhe që ka të bëjë me bashkimin e tregjeve të energjisë të një dite më parë me të paktën një nga vendet fqinje. “Një deklaratë për krijimin e një tregu të përbashkët energjie mes Shqipërisë dhe Kosovës u nënshkrua nga ministrat respektivë në mars të vitit 2016, por nuk ka rezultuar në ndonjë aktivitet konkret deri më tani. Pjesëmarrja e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Kosovës si bashkëaksioner në Bursën e Energjisë të Shqipërisë është dakordësuar në parim.

 

Gjithsesi diskutimi mbi finalizimin e një memorandumi mirëkuptimi mes operatorëve të transmetimit, subjekt i dakordësisë së ministrave, ka ngecur në vend” thuhet në raport. Heqja e pengesave të mëdha ligjore dhe kontraktuale për vendosjen e një tregu energjetik të organizuar dhe të bashkuar sipas raporteve të Sekretariatit është një tjetër objektiv që Shqipëria duhet të plotësojë. Sipas ligjit ‘Për sektorin e energjisë elektrike” heqja e pengesave për ngritjen e një tregu të organizuar sipas parimit një ditë më parë kërkon amendim të ligjit. Në mars 2017, amendamentet e ligjit ju dërguan ministrive të linjës. Gjithsesi këto amendamente nuk kanë kaluar për miratim në Këshillin e Ministrave.

 

Varësia e institucioneve

 

Raporti vlerëson se rritja e efektivitetit të autoriteteve kombëtare administrative përfshirë konkurrencën dhe ndihmën shtetërore, duke fuqizuar aspektin e tyre të pavarësisë dhe atë financiare, ka ende shumë për të bërë. Konkurrenca kombëtare dhe autoritetet shtetërore të ndihmës bashkëpunojnë mirë me Sekretariatin. Këto të fundit nuk kanë përdorur ndonjë mekanizëm të Artikullit 2 që lidhet me Rregullat e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Energjisë që u ngarkon atyre përgjegjësinë që të konsultohen me Sekretariatin në çdo rast që konstatojnë për procedura të zvarritura.

 

Efektiviteti i Konkurrencës dhe Autoriteteve të Ndihmës Shtetërore në sektorin energjetik nuk është i kënaqshëm. Sekretariati aktualisht po heton një ankesë që lidhet me papajtueshmërinë në rregullat e konkurrencës. Varësia e Ndihmës shtetërore mbetet në pikëpyetje, për shkak të lidhjes së saj me Ministrinë e Ekonomisë” vlerëson raporti. Në total ky publikim bën edhe një krahasim mes ecurisë së reformave para Samitit të Parisit dhe pas Samitit të Parisit, ku bie në sy që në një pjesë të mirë të objektivave të vendosura ka pasur një “ngrirje”, duke mos shënuar progres.

 

Fajdet një ves i vjetër, rishfaqen sërish

 

Në Shqipëri është duke u rishfaqur fenomeni i fajdeve. Në një vrojtim, i cili ka mbledhur të dhëna deri në fund të qershorit, Banka e Shqipërisë raporton se bizneset dhe individët kanë filluar gjithnjë e më shumë të përdorin burime të tjera të parasë në vend të marrjes se kredive nga bankat. Banka Qendrore i cilëson me termin “burime alternative” dhe thotë se sinjalet dhe perceptimi i bankave të nivelit të dytë për rënien e kërkesës për kredi lidhet pikërisht me gjetjen e financimit në një mënyre tjetër. Fenomeni është përhapur për të dy kategoritë, si individët dhe bizneset, ndërsa vetë institucioni monetar ka pranuar së fundi se në ekonominë shqiptare ka një rritje të ndjeshme të parasë informale. Rrezikun më të madh Banka dhe autoritet e tjera e shohin në shtimin e monedhës euro, përdorimi në masë i të cilës ka sjellë një ekuilibër të ri në kursin e këmbimit dhe ka detyruar institucionet të nisin një plan masash kundër përdorimit të saj.

 

Fajdet në Shqipëri, sipas revistës Monitor, kanë dalë si mundësi për qytetarët dhe sipërmarrësit sa herë që ka pasur kriza dhe bankat nuk kanë dhënë kredi, ose gjatë periudhave kur ka pasur shtim në treg të parasë informale. Ndërkohë dy ditë më parë, Banka e Shqipërisë dha alarmin edhe për përdorimin e monedhave virtuale Bitcoin. Institucioni më i rëndësishëm financiar në vend, ka bërë një njoftim zyrtar ku i kërkon qytetarëve që të mos përdorin këtë monedhën, pasi rreziku për të humbur paratë që investojnë është mjaft i madh. Banka Qendrore sqaron se në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të licencuar për të kryer transaksione me këtë monedhë, prandaj të gjithë duhet të bëjnë kujdes. Banka jep edhe shembuj të rrezikut që ka përdorimi i kësaj monedhe edhe për ata që investojnë jashtë Shqipërisë dhe ka publikuar disa thirrje që ka bërë Banka Qendrore Europiane.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.07.2017, 09:51  | Z.H. | 510 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në prezencën e Princiit Michael i Kentit, hapi sot fabrikën “PRG Angli” me vlerë prej 15 milion dollarë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.