Narcizoizmet partiake shkak i mos unifikimit shqiptar në zgjedhjet lokake
S’ka guxim për konfiskim të pasurisë në Maqedoni
Ja të arriturat dhe aktivitetet e studentëve nga kolegjët më të mirë në Maqedoni
Vetëm mbrojtja me ligj shpëton bastardimin e gjuhës nga portalet
Alfred Peza: Pa integrimin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, është utopi integrimi i saj evropian
alfred-peza 1.jpg

Shkup, 18 korrik - Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), Alfred Peza në një prononcim për Zhurnal.mk thotë se pa integrimin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, është i pamundur integrimi i Maqedonisë në rajon dhe një utopi e pastër, integrimi i saj evropian.

"Prej pak ditësh, 6 vendet tona të Ballkanit Perendimor (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Mali i Zi) janë pjesë e një marrëveshje zyrtare për integrimin evropian. Një dokument “i thjeshtë” final me dy pika, i firmosur në Samitin e Triestes. E ardhmja e rajonit tashmë i ngjan udhëtimit të një treni me 6 vagonë, që ka për lokomotivë BE, e që ecën mbi dy shina: E para, shina e prespektivës së integrimit, bazuar tek politika e mbajtjes së derës hapur nga BE. E dyta, shina e prespektivës ekonomike, bazuar tek projektet e përbashkëta, që synojnë të na bëjnë pjesë integrale të rrjeteve të infrastrukturës europiane", thotë Alfred Peza, deputet i parlamentit të Shqipërisë nga rradhët PS-së për Zhurnal.mk

Ai thekson se secili nga vendet tona, ka probleme specifike për të zgjidhur dhe sfida të pëbashkëta për të përballuar, në mënyrë që stacion pas stacioni, t’ia arrijmë të zbresim një ditë si qytetarë të barabartë europianë, në stacionin qëndror të Brukselit. 

Por, shton ai, kemi të gjithë edhe një problem të madh për të përballuar, brenda secilës prej shtëpive tona. 

"Diku është problem pak më i madh, e diku më i vogël. E sigurtë është se pa e zgjidhur atë, asnjë nuk do i’a arrijë ta përmbushë marrëveshjen e Triestes. Për rrjedhojë, integrimi evropian i Ballkanit do të mbetet ëndërr e një nate vere të nxehtë, si këto që po kalojmë këto kohë.  E kjo kryesfidë është: Integrimi i qytetarëve, brenda shteteve tona fillimisht. Pa integrimin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, është i pamundur integrimi i Maqedonisë në rajon dhe një utopi e pastër, integrimi i saj evropian. Kjo vlen edhe për pesë shtetet e tjera të rajonit. A mund të integrohet një shtet në BE, nëse nuk arrin që të integrojë më parë, gjithë qytetarët brenda shtetit të vet? A mund të ketë anëtarësim të një shteti në strukturën më të madhe të sigurisë globale (NATO) nëse nuk arrin që të garantojë më parë siguri për të gjithë qytetarët e vet? Kjo është e pamundur. Ndaj Maqedonia ka sot një sfidë të trefishtë: Të garantojë integrimin e brendshëm, integrimin rajonal dhe integrimin Evropian të të gjithë qytetarëve të vet. Të tria qëndrojnë në ekuilibër, nëse duam prespektivë të shpejtë. Pa harruar zgjidhjen e problemeve të së kaluarës me guxim e vizion nga qeveria dhe mazhoranca e re, për ta çliruar procesin nga pengmarrja shumëvjeçare dhe kurthet neonacionaliste", vlerëson Peza. 

Sipas tij, brexit dhe kriza e tejzgjatur ekonomike në Greqi, ekstremizmi, kriza e refugjatëve dhe disnivelet mes shteteve anëtare, e kanë bërë BE më të matur në qasjen e hapjes. 

"Nuk është Evropa që po kërkon të vijë në Ballkan, por ne që ëndërrojmë me ngulm për të shkuar atje. Ndaj, duhet të bëhemi gati, për të mos eksportuar në BE problemet tona. Por pasi ti zgjidhim ato më parë brenda nesh, të përgatitemi për të importuar standardin ekonomik të europianëve, edhe për qytetarët tanë. Kosova dhe Serbia janë të dënuara që të zgjidhin sa më parë e në mënyrë kreative problemet e së kaluarës. Beogradit i duhet të zgjedhë mes modelit rus dhe atij perendimor. Siç Mali i Zi bëri me guxim duke zgjedhur perëndimin e NATO-n përballë lindjes dhe sirenave të së shkuarës. Bosnjë-Hercegovina ka sfida edhe më të komplikuara dhe BE nuk dëshiron një Qipro të dytë në shtëpinë e vet. Shqipëria pas reformave të thella të shteformimit modern, e sidomos kryereformës, asaj në drejtësi dhe zgjedhjeve të 25 qershorit, është më pranë se kurrës realizimit të ëndrrës europiane. Kurrë më parë në historinë e vet, Ballkani nuk ka qenë kaq larg “fuçisë së barutit” dhe kaq pranë Europës. Kemi filluar të prodhojmë aq histori sa arrijmë edhe të konsumojmë. Jo keq për një brez që në fillim të shekullit të XXI, po mundohet të zgjidhë e të lërë pas, problemet e pazgjidhura të shekujve XIX dhe XX.", nënvizon deputeti i PS-së, Alfred Peza.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.07.2017, 01:06  | D.J. | 3,363 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në prezencën e Princiit Michael i Kentit, hapi sot fabrikën “PRG Angli” me vlerë prej 15 milion dollarë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.