Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Me shkas: ISIL po kthehet në shtëpi

Po dëgjojmë gjithnjë e më shumë shqetësimet e llojit “Po na afrohet feri, të kthyerit nga ISIL janë një bombë e kurdisur…”. Dhe, si ilaç për të mos eksploduar bomba e kurdisur, po propozohen kryesisht masa ndëshkuese, bile bile edhe marrja e nënshtetësisë të njerëzve që kanë qenë në luftë.

 

h.Sulejman ef. Rexhepi

E lexova një informatë që kishte të bën me raportin vjetor të DASH lidhur me luftën kundër terorizmit në të cilin, kur është në pyetje Maqedonia, thuhet: “Autoritetet maqedonase vlerësojnë se anëtarët dhe mbështetësit e Shtetit Islamik  mbeten të pranishëm në Maqedoni…”, kurse në pjesën e përgjithshme të raportit  theksohet se grupi i Shteti Islamik shpejt po e humbet mbështetjen në Irak dhe Siri, por paralajmëron se pas kthimit në shtëpi, luftëtarët mund të paraqesin rezik për vendet e Azisë Qendrore dhe në Ballkan.

Dhe, siç ndodhë përherë kur amerikanët bëjnë ndonjë vërejtje, në sipërfaqe dalin sikur të orkestruar – “ekspertë”, “njohës”, “analistë” që fillojnë të shesin mendë, thua se Maqedonia qenka ndonjë shtet prijës në luftën kundër terorizmit.

Kontroverzat

E konsideroj tejet të rëndësishëm mendimin e ekspertëve për parandalimin e çdo lloj ekstremizmi, andaj mendoj se ata duhet të posedojnë njohuri dhe informcione të kësaj fushe që ne të tjerët nuk i kemi. Por, hudhni një sy shkrimeve dhe deklaratave të “ekspertëve” dhe do konstatoni fare lehtë se ata merren kryesisht me llafe boshe dhe broçkulla, i tregojnë opinionit gjëra krejtësisht të deplasuara e të   parëndësishme, japin “mendime e orientime” vetëm sa për të qenë.

Mes tjerash, njëri nga ata “ekspertët” e ngritë shqetësimin dhe dilemën se cilat qenkan arrsyet e shkuarjes të njerëzve tanë në frontet e ISIL ? Merrni me mend, kjo dilemë po shtrohet publikisht në kohët kur të gjitha shërbimet inteligjente të Evropës po alarmojnë se “ekziston rrezik real  nga kthimi dhe një invazion i vërtetë i xhihadistëve të cilët po i humbin bazat e tyre në Siri”. Madje,po thuhet se drejtë Evropës, pra edhe drejtë Ballkanit, po dyndet një armatë e tërë prej 3000-4000 njerëzish të zhgënjyer e të mllefosur, të gatshëm të tranferojnë ferin nga Siria në kontinentin e vjetër. E ne duheshka  të gjejmë përgjegjen se pse paskan shkuar ata në front!

Cfarë dua të them ? Në fakt, dua të përkujtoj opinionin në Maqedoni dhe më gjërë se pikërisht Bashkësia Islame e Maqedonisë, në njëzet e pesë vitet e shkuara, ka alarmuar se në Maqedoni dhe rreth sajë po ngrejnë kokë lëvizje dhe individë të rrezikshëm për shoqërinë dhe për vetë Islamin dhe muslimanët. Ne në vazhdimësi kemi thënë dhe kemi bërë përpjekje të ndikojmë te njerëzit e involvuar në lëvizjet e atilla, ndërkohë që jemi ballafaquar me goditje të rënda, sabotime të punës tonë të përditshme dhe përpjekje për të na destabilizuar. Shteti dhe institucionet gjegjëse, në të shumtën e rasteve kanë bërë seir dhe nuk kanë ndërmarë asgjë për të parandaluar veprimin e individëve që mbjellnin farën e ekstremizmit fetar, duke krijuar kështu përshtypjen se po ju konvenon çfarëdo përçarje e përplasje në trungun e muslimanëve.

Në një ambient të këtillë, për mua dhe për tërë BFI, ishte e pritshme që individë të cilët ndër vite janë frymëzuar nga ide ekstremiste, një dite do të shpërthejnë. Dhe shpërthyen me paraqitjen e ISIL. Numri i pjesëmarësve në luftërat në Siri e nën ombrellën e ISIL dhe Al Nusra, asnjëherë nuk u tregua zyrtarisht. Për fat të keq, në Siri vdiqën një numër njerëzish nga këto anë, por zyrtarisht nuk është i njohur as numri i tyre. Maqedonia u përfshi në hartën e vendev që prodhojnë teroristë, ekskluzivisht për shkak të mosinteresimit dhe paaftësisë të institucioneve të veta përgjegjëse të cilave sikur ju pëlqente t’i prezentojnë në botë shqiptarët si faktor i rrezikshëm për paqen dhe qetësinë në rajon.   

Nuk ka kurfarë dyshimi se Maqedonia ka dështuar në parandalimin e indoktrinimit të qytetarëve të vetë me ide ekstremiste. Një shtet që seriozisht e kupton rrezikun nga terorizmi global, duhet të dëshmojë vehten me veprime konkrete dhe jo me pallavra të “ekspertëve”. Kontroverzat që e kanë përcjellur fenomenin e krijimit të idesë ekstremiste ndër ne, e që kryesisht është maskuar me islamizëm, dëshmojnë fuqishëm qasjet krejtësisht të gabuara ndaj kësaj dukurie. Kam drojen se ato qasje të gabuara mund të kenë qenë edhe të qëllimshme.

Bomba e kurdisur

Tashti po dëgjojmë shqetësimet e llojit “Po na afrohet feri, të kthyerit nga ISIL janë një bombë e kurdisur…”. Dhe, si ilaç për të mos eksploduar bomba e kurdisur, po propozohen kryesisht masa ndëshkuese, bile bile edhe marrja e nënshtetësisë të njerëzve që kanë qenë luftë.

Jam i njohtuar me ligjin që solli Maqedonia për pjesëmarrësit nëpër luftëra të huaja dhe mendoj se ai ishte i nevojshëm, siç ishte i nevojshëm në shtetet tjera që sollën ligje të atilla. Por, më duhet të shpreh rezervat e mia kur janë në pyetje ndëshkimet dhe dënimet toptan, sepse jam i sigurtë se jo të gjithë ata që kanë shkuar në Siri, kanë bërë krime. Poashtu, mendoj se burgjet rallëherë ndikojnë në resocializimin e njerëzve, përkundrazi.

Sëkëndejmi, po përkujtoj se BFI qysh para tre-katër vjetësh doli me idetë e veta të prezantuara përmes një projekti serioz në të cilin ishte përfshirë metodologjia dhe mënyrat me të cilat do duhet të punohet me njerëzit që eventualisht do kthehen nga frontet e luftës, me familjet e tyre. Atëbotë, ky projekt resocijalizues dhe mbi të gjitha human e në përputhje me qëndrimet e shteteve më të zhvilluara në këtë lëmi, u mirëprit nga i tërë kori diplomatik në vend. Mjerisht, ai nuk u mirëprit nga pushteti i atëhershëm, në fakt u kundërshtua dhe u pengua në mënyra më perfide. Biles, në mënyrë ironike u plasuan konstatimet e llojit “ Reisi dëshiron të resocijalizojë ISIL-in…”   

Edhe sot e kësaj dite e mbështes atë projekt dhe mendoj që ai mund të ndihmojë shumë në përballjen me situatat të cilat pritet të krijohen në Maqedoni e gjetiu në rajon e më gjërë. Jam i bindur se fjala e butë dhe qëndrimi human të cilin e preferon Islami, janë më të fuqishme dhe më frytëdhënëse se shkopi dhe ndëshkimi të cilin po e preferojnë disa. Natyrisht, ata që kanë rënë ndesh me ligjin, duhet të paguajnë borxhin e tyre.

Sidoqoftë, Evropa, pra edhe Maqedonia gjendet përpara sfidave të cilat do duhet të dëshmojnë gadishmërinë për tu përballur me frustracionet e qytetarëve të vetë të cilët kanë qenë pjesë e luftimeve në Siri. Aq më shumë kur dihet se njerëzit të cilët kanë luftuar në çfarëdo lufte, jo rallë herë sjellin me vehte sindromin PTSP(angl.  posttraumatic stress disorder). Ky sindrom ka qenë shumë prezent, p.sh. te veteranët nga lufta e Vietnamit dhe është e njohur se sa shumë përpjekje ka bërë shoqëria amerikane për t’i kthyer në jetë normale këta njerëz. Njohësit e mirë të kësaj çështje paralajmërojnë se “xhihadistët” me sindrome të këtilla mund fare lehtë të ndërmarin veprime shumë ekstreme.

Unë e di se si do veprojë Bashkësia Islame në këto situate të sypozuara, por nuk mund të di se si do veprojë shteti me institucionet e veta. Më mbetet të shpresoj që fjala dhe jo shkopi do mbisundojnë në përballjen me luftëtarët që do kthehen. Bashkësia Islame e Maqedonisë nuk e ka luksin të humbë as edhe një pjesëtar të vetin, andaj ajo do luftojë që çdonjërin ta kthejë në gjirin e vetë.

 

Me që shpresa përherë vdes e fundit dhe me që në vend po fryejnë do erëra të reja që paralajmërojnë ndryshime në funskionimin e shtetit të të drejtës, të gjyqësorit dhe të institucioneve, BFI dhe të gjithë muslimanët në vend shpresojnë dhe  besojnë sinqerisht në ndryshime edhe në këtë rrafsh. Pra, besojmë se në të ardhmen, vetë shteti do tregojë inisiativë për të parandaluar ekstremizmin dhe, mes tjerash, nuk do lejojë që pa pikën e fajit, institucioni i vetëm islam në vend të bëhet pre dhe viktimë e njerëzve të pandërgjegjshëm. Ekstremizmi i të gjitha llojeve është një e keqe e përgjithshme dhe ai nuk mund të lidhet vetëm me një komunitet.

 23.07.2017, 15:43  | T.E. | 10,424 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« TRONDITËSE » Nuk kanë të ndalur hetimet ndaj Ramiz Merkos për keqpërdorim detyre, "ka abuzuar me 6 milion euro", akuzon Miloshoski
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.