« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
S`kemi forcë Olta të t`a tregojmë të vërtetën

Urim SALIHU

Olta jonë  e bukur ! Ora u ndal për nënën tënde të shtrenjtë në këtë fund korriku, ndërsa  ëndrrën tënde  t'a morri peng  dicka.T'a morri njeriun më të shtrenjtë tëndin që kishte shumë muaj që luftonte me atë sëmundje mizore natë e ditë .Sa durim kishte o Zot.Sa do donim edhe ne t'a kishim atë forcë në betejë me sëmundjen dhe vdekjen ?!.Por Olta ndjehemi të prekur deri në trishtim kur askush nga ne nuk merr dot guximin për të të rrëfyer atë cfarë ka ndodhur .Ky do të jetë pengu yt kur një ditë do t'a kuptosh të vërtetën e madhe , por ky do jetë edhe pengu ynë.N'a fal Olta, por ne s'kemi forcë t'a bëjmë këtë ,askush nga ne  sepse një peshë e botës sikur bie mbi ne.Duam të jetosh me ëndrrat e njeriut që e ke në thellësitë e zemrës tënde të njomë, pavarësisht se ne i dhamë sot lamtumirën.Duam të rritesh me imazhin e një nëne të cilën ti e pikturoje në një mijë mënyra.Duam mos e prekim atë dashuri tënden për të.Duam t'a kujtosh Olta mamin tënd si ajo të përkëdhelte me dashurinë që nuk përshkruhet dot.

Kam qarë ditën kur më pëshpërite sepse lutesh cdo mbrëmje, kërkon ndihmë nga Zoti që të t'a kthejë mamin tënd nga ai spital i ftohtë.Olta ti mendon se ajo akoma do kthehet, mendon se ajo e ka mposhtur atë sëmundje mizore.Ti e pret dhe s'ka gjë që të lumturon se sa pasionet e një fëmije që kërkon njeriun më të shtrenjtë.E kërkon çdo ditë , pandërprerë...

Me shpirtin plot akull në këtë valë përvëluese vajzën me emrin e një luleje e përcollëm përgjithmonë.Një njeri iu shkëput familjes sonë, shumë kujtime që vrasin jetojnë secilën sekondë.Ndjehemi të prekur thellë.S'ka gjë që të godet më shumë se jeta.Ne luftojmë për të dhe ajo n'a mposht në fund.

 

E akullt është vdekja që le shumë gjëra që të vrasin në shumë mënyra, por ne marrim sërish forcë për t'u ringritur.E kemi patjetër të mendojmë për të nesërmen pavarësisht se ajo mund të mos vijë kurrë.

Pastaj ora e lamtumirës së fundit erdhi.E diel përvëluese.Njerëz që dukeshin se nuk kishin fund në atë ceremoni lamtumirëse  erdhën për të ndarë dhimbjen me ne.Kjo është gjëja madhështore që ka feja dhe kombi ynë.Të qëndrojnë afër në momente të trishta, të bëjnë të paktën të hedhësh mendjen gjetkë, për të hequr sadopak trishtimin.

Një mal njerëzish erdhën në atë funeral.Erdhën sepse ti kishe lënë gjurmët e çmuara .Erdhën artistë, politikanë, studjues, drejtues institucionesh .Në atë trishtim që na kishte zaptuar, kishte diçka që lehtësonte dhimbjet tona.Ishin ata njerëz që u përulemi.

Do ikin të penduara stinët, por ne betohemi se do të të kujtojmë përgjithmonë ikjen tënde Manushaqe dhe Oltën tëndë do t'a bëjmë që kurrë mos e ndjejë ikjen tënde kaq të hershme.Lamtumirë Manushaqe!

 30.07.2017, 23:01  | D.J. | 7,248 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.