Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Përpjekje për të shpjeguar Ksamilin!

Nga Mero Baze*

Një nga gjërat që më është fiksuar kur kam qenë gjimnazistë dhe shkoja tek njerëzit e mij në Ksamil, ata pak banorë të para viteve 90-të, ishte fakti që kur prisja autobizin e rrallë të linjës Butrint Sarandë, e shikoja vetëm kur ishte 20 metra larg, pasi ai duhet të ecte nën një tunel me portokalle dhe ullinj, për tu shfaqur tek stacioni I “Katër pallateve”, që ishin dhe pallatet e vetme në Ksamil. Qyteza e bazuar kryesisht mbi punën vullnetare nga gjithë Shqipëria, kishte rrett 500 familje që banonin aty në mënyrë të përhershme, shumica e të cilëve nuk kishin banesa fikse, por jetonin në kapanonet e vullnetarëve.

Deri në vitin 1981, ai ishte dhe rezervati më I madh I kafshëve të egra kryesisht derrave, çakejve dhe disa kaprojve, por pas vdekjes së Mehmet Shehut si kryefrekuentues i rezervatit, derrat u vranë dhe Ksamili u kthye thjeshtë në qytezë vullnetarësh që hapnin tarraca.

Në Shtator të vitit 1992, Ksamili u përball me një masakër ende të pashpjegueshme. Pas emigrimit masiv drejt Greqisë të shumicës s ëbanorëve të tij, në Shtator u shfaqën zjarret. Zjarret dogjën qindar hektarë portokalle, mandarina, ullinjë dhe gjithë tarracat që rrethonin atë.

Në atë kohë isha gazetar I ri dhe pata shkruar një reportazh të ashpër, paksa konspirativ mbi “Zjarret që po djegin në jug”, duke nënkuptuar dhe mundësinë e fqinjit jugor, për konkurencë në turizëm. Mund të kishte pak nga të gjitha, por kurr nuk pati shpjegim zyrtar. Ferma u shkatërrua, ullinjtë e mbetur u shpërndanë në kujdestari për banorët dhe filloi beteja për mbijetesë.

Qeveria e Aleksandër Meksit, duke para prespektivën për turizëm të perlës shqiptare, mori një vendim qëllim mirë , duke mos lejuar zbatimin e ligjit për ndërmarrjet bujqësore, për fermën e Ksamilit, pra duke mos u shpërndarë tokën anëtarve të fermës, pasi do të përdrej për plane të mëdha turistike. Dhe si për t’ia nis kësaj pune dhanë dhe një koncesion për një fshat turistik për disa investitorë italianë që bën disa kasolle lopësh afër “Pemës Thatë” dhe asgjë më shumë.

Ideja për ta konservuar Ksamilin si zonë turistike, ishte e mirë, por ajo nuk u shoqërua ndërkohë nga asnjë masë shtesë. Banorët pa shtëpi të Ksamilit, deri në vitin 1990,  që mund të përfitonin nga një truall nga ndarja  e pasurisë shtetërore, nuk e përfituan atë kurrë se Ksamili “ishte taksuar për zonë turistike”.

Kështu banorët e vjetër të Ksamilit ngelën pjesa më e persekutuar e tij.

Ndërkohë që qeveria bënte plane të mëdha për zhvillime turistike, një bathore e re po rrethonte Ksamilin, me zaptime tokash dhe ndërtime pa leje. Të vetmit që i qëndronin larg kësaj mynxyre, ishin banorët e vjetër të cilët shpresonin se qeveria do mbante fjalën dhe do tu jepte një truall.

Pastaj u shafqën ish pronarët. Historia e tyre është dhe më e trazuar. Ksamili është një zonë hipotekore e ndarë në 96 parcela virtuale, pa kufijë faktit në terren. Ajo ka qenë një zonë kullotash e papërshkrueshme dhe qeveria e Mbretit Zog e kishte përdorur atë në shumë raste, si shpërblim për familje të mëdha gjirokastrite dhe institucione fetare, sic është “Teqeja e Zallit”. Secili prej tyre kishte një pjesë të caktuar të kësaj pasurie virtuale. Fjala vjen Teqeja e Zallit kishte 6/96 dikush tjetër 2/96 e kështu me rradhë. Ata merrnin të ardhurat nga administrimi I këtyre kullotave të cilat ende nuk kishin kufij në terren, por vetëm sipërfaqe virtuale.

Këtu filloi dhe masakra tjetër. Një histori e tërë mafjoze që vendos në qendër të saj “Teqen e Zallit” në Gjirokastër dhe Kryegjyshatën nga një anë, dhe gjykatat shqipare nga ana tjetër, lobuar nga nejrëz të Familjes Berisha, bënë që kufijtë virtual të ktheheshin në kufinjë real. Mes përfituesve nga kjo sipërfaqe, përmes të tretëve,  shfaqen dhe dy emra të shokëve të ngusht të djalit të Berishës, që dalin gjithandej pronarë ku kthehen toka në bregdet për ish pronarë. Janë si TVSH shtesë për kthim pronash.

Më tej disa pronarë më të zotë vendosën të marrin dhr ishujtë, disa pa përkrahje s’po marrin dot as tokat e tyre, por në fakt Ksamili është në duart e atyre që e kontrollojnë territorin. Ata nuk janë as ish pronar as qytetarë të vjetër të tij, por të ardhur pas 1992 që e kanë kandaharizuar Ksamilin.

Ndërtime të shëmtuara, kaos urban, dhe një rrjet I shkatërruar ujsjellësi dhe kanalizimesh, janë pasoja më e rënd e këtij kaosi. Disa invrstime të forta të qeverisë Berisha, si ujsjellësi dhe linja 20 kv, kanë ndryshuar të adhmen e  kapaciteteve dhe hoteleve, por perla e Shqipërisë është e zhytur në paligjshmëri, kaos dhe shëmti urbane. Autori I masakrës është shteti shqipar. Ai e soditi këtë perlë nga larg duke vizatuar plane në letër ndërkohë që boshllëkun e mbushi informaliteti, sekserët e tokave , policët që marrin lek për të lejuar ndërtime, drejtorë legalizmesh e hipotekash që rrjepin çtrë mundin nga këta njerëz të mbetur në carkun që kanë ngritur vet. Mbi të gjitha vuan mungesën e të paktën një investitori serioz, që të vendos një standart.

Tani Ksamili nuk shpjegohet më si perlë turistike, por si dhimbje që buron nga brenda, kur shikon se sa pak e meritojmë atë. Ksamili është kthyer nga një qyetezë vullnetarësh, në një varrezë vullnetare. Ai është bërë I lodhshëm për të gjithë dhe për ata që e kanë zaptuar e shëmtuar,  edhe për  ata që kanë vjedhur tokat dhe për ish pronarët që janë mashtruar dhe kanë mashtruar dhe për turistët. Është si diçka që zoti na ka parë që I kemi rënë më qafë dhe nuk na lë ta gëzojmë.

 30.07.2017, 09:27  | B.M. | 1,730 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.