« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Politika në mot të nxehtë

Shkruan SALIHE SALIHU

Që klima ndikon në proceset shoqërore është thënë nga filozofë e politikolog të mëdhenjë si Montesquieu në teorinë e tij për klimën qysh në shekullin e XVIII-të. Teoria e tij për ndikimi i klimës tek njerëzit është vërtetuar gjithandej dhe jo rrallëherë për shembull është konstatuar se rezultatet më të dobëta në shkolla janë kur moti është i nxehtë.

Dhe mu tani, si për inat, moti i nxehtë me diell të cmendur sic e quaj unë apo i nxehti afrikan sic po e quajnë disa tjerër e ka kapluar Kosovën në një periudhë kur duhet të bëhen marrëveshje vendimtare për qeverisjen e vendit. Politika dhe moti janë tani në qendër të vëmendjes së cdo njërit dhe ka ngjallë ndrojë të madhe se mos ka ndonjë gjasë që moti mund ta përlanë edhe politiken.

Si mund të mbajmë politiken dhe motin e ekuilibruar?

Kontra dëshirës së përgjithshme që të jetë një diell me përmasa të nxehtësisë së përballueshme dhe të kënaqshme po shfaqet dielli i nxehtë që ta pjekë edhe kapakun e kokës. Bashkë me diellin janë bashkuar edhe temat e nxehta të cilat ka shumë të ngjarë që mund të ndikojnë në kokat e politikanëve të cilët tani i kanë orët e numëruara për t’a ngritë dorën dhe me voten e tyre të shprehin besnikërinë dëshirën e popullit.

Këta përfaqësues që kanë marrë votën e popullit janë sovran të përkohshëm dhe për një mandat të limituar kohorë por në një periudhë delikate që do të mirren vendime për cështje tëpër të kontestuara deri më tani. Në gjithë këtë vorbullë të kundërshtive përfaqësuesit e zgjedhur kanë vetëm një cak të vetëm rrugorë dhe ky cak është rruga që siguron stabilitet.

Stabilitetit është antipodi që ekuilibron të gjitha nxehtësitë

Këta sovran përkundër sovranitetit të tyre për marrjen e vendimeve nuk guxojnë të injorojnë faktin në asnjë cast dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të harrojnë se të gjithë votuesit e tyre që votuan ata përkundër preferencave politike parasegjithash të gjithë e kanë cështjen e stabilitetit si një preferencë absolute. Pra, e vetmja preferencë e absolute që dominon në cdo mendje dhe dëshirë të qytetarëve është që stabiliteti politik i vendit të ruhet në maksimum.

Stabiliteti i vendit në sistemet politike bashkohore konsiderohet dhe vlerësohet  si një ndër monodha më e shtrejta  për cdo shtet. Prandaj në që cdo nomenklaturë politike në gjithë boten një ndër kriteret  parësorë gjatë zhvillimeve politike është stabiliteti dhe ky kriter është po aq i domosdoshëm edhe për Republikën e Kosovës.

Vërtetë Kosova tani është një gjendje politike që kërkon durim, parasegjithash të menduarit me kokë të ftohtë, përkundër diellit përcëllues, dhe kalkulime të njëpasnjëshme për të mos dëmtuar  procesin dhe për të mos lejuar bllokada politike apo vonesa të panevojshme  cilat vetëm sjellin dëme në progres apo mund ti nxjerrin jashtë procesit disa zhvillime shoqërore.

Politika mund të nxehtë nga klima e nxehtë që ka përla Kosovën në pragun e 3 gushti por i nxehti i klimës dhe i nxehti i politikës nuk duhet lejuar për t’i hamendësuar politikanët në kohën kur pritet  të vendoset për të ardhmen e vendit. Si vegël e fuqishme apo si sekuencë antipodale kryesor, të të gjitha nxehtësive që mund të ndikoj në vendim-marrje, duhet të mbizotëroj ruajtja e stabilitetit dhe mos pengimi i zhvillimeve shoqërore të vendit.

 31.07.2017, 13:44  | Xh.I. | 2,855 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.