« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Me 2,5 milionë euro nga BE-ja dhe FAO ekspertizë, Maqedonia do ta konsolidojë tokën bujqësore
133762178.jpg

Shkup, 4 korrik - Sa më shpejtë të intervenohet në vendimet ligjore, të shfrytëzohen përvojat nga BE-ja dhe ekspertiza e FAO-s për konsolidim të tokës bujqësore, porositi sot euroambasadori Samuel Zhbogar në punëtorinë për konsolidim në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Siç theksoi Zhbogar, pothuajse të gjithë ekonomitë bujqësore në Maqedoni janë shumë të vogla dhe përbëhen nga disa parcela të spërkatura. Fragmentimi i madh i këtillë ndikon ndaj fermerëve lokal, e komplikon bashkëpunimin, merr më shumë kohë dhe të holla, pengon modernizim, zbatim të teknologjive bashkëkohore,...Kjo negativisht ndikon mbi konkurrencën dhe do të reflektojë në mundësinë që toka të ballafaqohet me forcat e tregjeve në BE.

"Përvojat e vendeve nga BE-ja treguan se është e mundur që konsolidimi të realizohet me mbrojtje paralele të mjedisit jetësor. Kjo duhet të merret parasysh, ndërsa duhet të shfrytëzohet edhe toka bujqësore shtetërore për mbështetje të konsolidimit të parcelave private. Gjithashtu është i domosdoshëm edhe përforcimi i administratës për përgatitje dhe zbatim të programit kombëtar për konsolidim", theksoi euroambasadori.

Sipas ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski, Maqedonia me 2,5 milionë euro mbështetje nga BE-ja dhe profesionalizëm të FAO-s, gjatë 3,5 viteve intensivisht do ta zbatojë procesin e konsolidimit të tokës bujqësore përmes projektit Mainland që filloi në mars të këtij viti, ndërsa do të zgjasë deri në gusht të vitit 2020.

"Qëllimi është që çdo amvisëri të posedojë tokë në parcelë më të madhe, me formë të rregullt, përkundër parcelave të tanishme të vogla në lokacione të ndryshme, që do t'i zvogëlojë shpenzimet për përpunim, do ta rrisë produktivitetin, mundësitë për zbatim të metodave dhe teknologjive moderne prodhuese, si dhe mundësitë për ndërtim të infrastrukturës më të mirë rurale", nënvizon Nikollovski.

Konsolidimi i tokës bujqësore, shpjegoi, do të zhvillohet përmes këmbimit të parcelave me ose pa ndryshim të formës, deri në ndryshimin e plotë të kufijve të tyre, që të merren sipërfaqe të përshtatshme për prodhimtari. Në mënyrë plotësuese, sipërfaqet e përpunuara do të rriten me investim në sistemeve hidromeliorative.

Aktivitetet e Mainland do të ndërlidhen me aktivitetet paraprake të Ministrisë së Bujqësisë dhe do t'i sendërtojnë përvojat e deritanishme për konsolidim më efikas dhe më të suksesshëm. Në këtë drejtim, shtoi Nikollovski, një prej prioriteteve mbetet përmirësimi i kornizës ligjore dhe institucionale.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 04.07.2017, 13:24  | Xh.I. | 1,120 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.