« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
MF: Letrat shtetërore me vlerë janë për financim të deficitit buxhetor
132927870_2.jpg

Shkup, 4 korrik - Ministria e Financave kumtoi se në ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë ka tërhequr më shumë mjete në lidhje me shumën që skadon nesër për kthimin në bazë të borxheve të vjetra dhe se mjetet do të shfrytëzohen për financim të deficitit buxhetor.

"Me qëllim të realizimit të shpenzimeve në Buxhet për vitin 2017, Ministria e Financave, siç lajmëroi tashmë, ka tërhequr mjete nga tregu vendor i kapitalit për financim të deficitit buxhetor. Që ta mbulojë diferencën mes të ardhurave dhe të dalave, siç është projektuar Buxheti për vitin 2017, Ministria e Financave në ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë tërhoqi më shumë mjete në lidhje me shumën që skadon nesër për kthim të borxheve të vjetra nga letrat e lëshuara shtetërore me vlerë", thuhet në kumtesë.

 

Në ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë janë procesverbale shtetërore gjashtëmujore me dhe pa klauzolë devizore, 12 procesverbale mujore dhe 15 obligacion vjetor.

 

Sipas ministrit të Financave, Dragan Tevdovski qëllimi i këtyre debive është që të sigurohen mjete për financim të deficitit me shkallë kamatore më të lirë.

Ministria e Financave planifikon debi në tregun vendor të letrave me vlerë të vazhdojë dhe në afat të mesëm, por të kombinuar me debi të huaj. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 04.07.2017, 15:18  | Xh.I. | 616 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.