Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
BPRM organizon konferencë për pagesa dhe infrastrukturë të tregut
bprm_2.jpg

Ohër, 5 korrik- Konferencë e dhjetë jubilare për pagesa dhe infrastrukturë të tregut: "Nxitësit e integrimit të pagesave në Evropë - inovacione dhe bashkëpunim", prej sot deri më datën 7 të këtij muaji do të mbahet në Ohër në organizim të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të Holandës de Portugalisë.

Në konferencën vjetore jubilare është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, gjegjësisht nga Banka Evropiane Qendrore, bankat qendrore të cilat i takojnë Sistemit evropian të bankave qendrore dhe nga Komisioni Evropian, nga Banka për rregullime ndërkombëtare dhe Banka Botërore, si dhe depozituesi ndërkombëtar për letra me vlerë "Eurokliar" (Euroclear) dhe "Komercbank" (Commerzbank).

Nga BPRM informojnë se në konferencë do të drejtohet anëtari i Bordit ekzekutiv i Bankës Evropiane Qendrore, Iv Mersh, në kompetencë të së cilit janë çështjet nga fusha pagesore në Bashkimin Evropian, guvernatori i Bankës së Holandës, Kllas Knot, anëtari i Bordit të drejtorëve të Bankës së Portugalisë, Heller Rosalino, si dhe krerët e institucioneve me të cilat shumë vite e realizojmë këtë projekt.

Për cilësinë, traditën dhe njohjen e kësaj konference dëshmon numri i madh i përfaqësuesve nga 19 banka qendrore edhe atë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga Evropa Perëndimore, Qendrore dhe Lindore, Bashkësia e shteteve të pavarura, Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore.

Konferenca do të përfshijë tema përmes të cilave ligjëruesit do të përqendrohen në inovacionet në fushën pagesore, teknologjinë financiare, valutat digjitale, siguria e pagesave, zhvillimi i infrastrukturës për rregullimin e letrave me vlerë, si dhe për rregullativën e re në fushën pagesore në Bashkimin Evropian.

Në ditën e fundit nga Konferenca, përveç fjalimit të përfaqësuesve nga bankat qendrore do të organizohet panel-diskutim në kuadër të së cilit guvernatorët, anëtarët e bordeve të bankave qendrore dhe ekspertët do të diskutojnë për atë si amvisëritë, kompanitë dhe qeveritë në ekonomitë kombëtare do të paguajnë në vitin 2025, gjegjësisht nëse do të parapëlqejnë shfrytëzim të punës bankare digjitale dhe teknologjitë digjitale kundrejt nevojës së parave të gatshme. f

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 05.07.2017, 09:32  | L.E. | 827 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.