Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Fillon aplikimi për subvencionet bujqësore, afati deri më 15 shtator
apl_10.jpg

Shkup, 6 korrik- Fillon afati për parashtrimin e kërkesave për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në bujqësi, të projektuar në gjithsej 160 milionë euro, kumtoi sot ministri dikasterial Lupço Nikollovski.

Të gjitha pengesat të ciklat e kanë penguar procesin janë evituar, ndërsa është zgjidhur, tha, edhe problemi me softuerin për aplikim.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 shtatori.

"Ju bëj thirrje bujqve të konkurrojnë për subvencione për prodhimtarinë e sivjetshme. Janë krijuar kushte për fillimin e procesit për aplikim në zhbllokimin e të cilit punojmë nga dita e parë kur kemi ardhur në Ministri", theksoi ministri.

Të gjithë bujqit e interesuar mund vetë të aplikojnë në mënyrë elektronike, përmes R-Kërkesë të vendosur në faqen e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ndërsa ata që nuk kanë mundësi vetë të bëjnë kërkesë, më së voni deri më 30 gusht të këtij viti duhet të kërkojnë mbështetje teknike nga Njësia rajonale e Ministrisë që të mund ta mbajnë afatin për aplikim.

Siç sqaroi Nikollovski, për ndihmë rreth aplikimit bujqit mund t'i shfrytëzojnë edhe shërbimet e Agjencisë për Nxitje dhe Zhvillim të Bujqësisë.

Kërkesat parashtrohen përmes rrugës elektronike pa dorëzimin e dokumenteve, në bazë të të dhënave të evidentuara paraprakisht në Regjistrin e vetëm të odave bujqësore dhe Regjistrin për identifikim dhe regjistrim të kafshëve shtëpiake. Ata që ruajnë lopë, dhen, dhi dhe bletë para parashtrimit të kërkesës duhet ta kontrollojnë dhe sipas nevojë ta azhurnojnë gjendjen e kafshëve në shoqërinë veterinere me të cilën kanë arritur marrëveshje. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 06.07.2017, 12:14  | L.E. | 1,495 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Treni që udhëton vetëm për një vajzë, historia e saj prekëse
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.