« Zhurnal mëson » Stevo Pendarovski koordinator nacional për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO?
Fetai: Politikanët në Maqedoni zëvendësojnë popullin me sekretaresha
« Analizë "BIRN" » Kreu i Sarajit Murati në mungesë të projekteve ideore ka humbur 1.5 milion euro për i..
Para lokaleve partitë politike të ulen në tryezë të përbashkët dhe të zotohen për zgj..
Mamforce: Maqedonia ta rrisë përqindjen e grave në tregun e punës
mamo.jpg

Shkup, 7 korrik- Në tregun e punës në Maqedoni janë rreth 45 për qind gra, ndërsa mesatarja në BE është 63,5 me tendencë deri në vitin 2020 të rritet në 75 për qind.

Që këtu, siç u tha në ndarjen e sotme të standardit të parë Mamforce, vendi në 2,5 vitet e ardhshme duhet ta rrisë numrin e grave në tregun e punës për së paku 10 për qind.

"Këtë gap Maqedonia duhet ta tejkalojë edhe në 2,5 vitet për ta rritur numrin e grave në tregun e punës për së paku 10 për qind. Pjesëmarrjen më të madhe të grave në tregun e punës, organizatat ndërkombëtare e njohin si potencial të madh për ngritjen e konkurrencës në ekonomi", theksoi iniciatorja e Mamforce projektit, Diana Kobas-Dekoviç.

Sipas hulumtimeve, fakultetin e përfundojnë më shumë gra se burra. Në dekadën e fundit proporcioni është 60 ndaj 40. Pasi të gjejnë punë, gratë nuk kanë problem, të paktën në pesë vitet e para, por pas amësisë në mënyrë automatike i humbin pozitat.

Pikërisht kjo dhe parregullsi të tjera, theksoi Kobas Dekoviç janë në fokusin e Mamforce i cili i sforcon parimet e jetës së balancuar profesionale dhe private, por nënkupton edhe krijimin e mundësive të barabarta për zhvillim profesional dhe zhvillimin e kompanive.

"Mamforce në përgjithësi angazhohet për të punësuar të kënaqur para së gjithash përmes vendosjes së orarit fleksibil të punës, komunikimit efikas dhe të hapur midis të punësuarve, organizim të punës, gjegjësisht kufizimin e kohës së punës prej kohës private të çdo punëtori, mbështetjen e grave, në mënyrë primare të nënave me mundësi që t'i harmonizojnë obligimet private me ato zyrtare. Standardi është drejtuar edhe për mbajtjen e të rinjve në vend, si dhe për edukimin e vazhdueshëm", përmendi Kobas Dekoviq.

Këto janë, shtoi, masa të vogla, por dalë-ngadalë çojnë drejt ndryshimit të kulturës organizative, korporative.

Nikica Kusinikova e shoqatës Konekt, partner lokal për zbatimin e standardit në Maqedoni, potencoi se me Mamforce kompanitë gjegjësisht promovohen si kompani me përgjegjësi shoqërore, si subjekte të cilat kanë të punësuar të kënaqur, të motivuar, që u mundëson t'i tërheqin dhe t'i mbajnë kuadrot e talentuara.

"Ideja është, midis tjerash, të krijojmë mjedise pune të cilat do t'i mbajnë të rinjtë në vend, ndërsa nënave do t'u mundësojnë t'i planifikojnë obligimet e punës kjo pa u reflektuar ndaj angazhimit të tyre zyrtar", sqaroi Kusinikova.

 

Standardin Mamforce në Maqedoni e para e vendosi kompania One.VIP, ndërsa deri në fund të vitit, siç theksoi Kusinikova, pritet edhe kompani të tjera ta vendosin standardin e tillë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.07.2017, 16:03  | L.E. | 887 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Luana pubikon foton më të nxehtë pas martesës së Marinës! (Foto)
Vala e ftohtit në Maqedoni, shihni se çfarë moti na pret
Reja e Shyhretes kujton natën e beqarisë (Foto)
Arrestohet Igor Jug, njëri prej dhunuesve në natën e 27 prillit në Kuvend
Refiqe Tërnava nuse, ky është bashkëshorti i saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.