Aeroporti "Aleksandri i madh" pas zgjedhjeve do të bëhet Nënë Tereza?! (Video)
« Agjencia e Lajmeve Zhurnal, rikthen ZhurnalTV-në » Armend Ramadani - 15 Years anniversary (Video)
Këshilli gjyqësor, pa qëndrim për kritikat e Pribesë
Arifi përuron urën në f.Poroj
Maqedonia në vendin e 135-të në rang listën më të re të FIFA-s
133811441.jpg

Shkup, 10 gusht - Shtëpia e Futbollit Botëror FIFA sot ka bërë renditjen më të re për skuadrat përfaqësuese. Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë ka pësuar rënie në ranglistën e FIFA-s prej 1 pozite dhe tanimë renditet e 135-ta, ndërsa para saj renditen vende të cilët nuk kanë traditë futbolli si Tajlanda, Vietnami, Liberia, Burundi dhe Andora.

Më mirë nuk ka kaluar edhe përfaqësuesja e Kosovës pasi ka pësuar rënie për 3 pozita dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 180-të kjo për shkak se përfaqësueset e zonës së Azisë por edhe ato të Oqeanisë apo Amerikës Qendrore kanë patur impenjime duke ndikuar në lëvizjen e Kosovës në renditje. Në anën tjetër Kombëtarja Shqiptare vazhdon të mbajë vendin e 63-të.

Në fakt renditja e FIFA-s për muajin gusht nuk kishte ndryshime të mëdha sa i takon "Kuqezinjve" por edhe të përfaqësuesve të tjera në përgjithësi.

Në renditjen e përgjithshme rikthehet në krye Brazili, që rimerr vendin e parë duke zbritur Gjermaninë në të dytin, ndërsa me një pozitë është ngjitur Zvicra që renditet e katërta dhe Polonia që është ngjitur e 5-ta, ndërkaq Portugalia ka humbur dy vende.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.08.2017, 15:02  | T.E. | 960 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO-DPMNE "çmendet" pas lirimit të Krasniqit dhe Sejdiut
Kush nga liderët pas zgjedhjeve lokale do të shkoj në histori (VIDEO) ?
Pse është i rëndësishëm Menduh Thaçi !?
Bie nga çatia e shtëpisë, gjen vdekjen një person nga Tetova
Shoqet e ngushta Feridja dhe Kaderi ja çfarë bëjnë kur dalin për kafe (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.