Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
« Droga-vetvrasje » A u ofron dikush ndihmë, sa janë të diskriminuar, sa u ndihmojnë organizatat dhe qeve..
QMK: Zjarri rreth manastirit Treskavec vihet nën kontroll
zjarr_15.jpg

Shkup, 11 gusht- Një zjarr të ri pyjor aktiv nga sot ka mbi fshatin Bogojci, komuna Strugë, ndërsa zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimet Mazhurishte, Maramorani dhe Gorno Sello të Prilepit është vënë nën kontroll, informoi sot Nadica Vëçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

"Në komunën Makedonski Brod për momentin është aktiv zjarri në fshatin Greshnicë ndërsa zjarret tek fshatrat Rastesh, Vollçe, Zagrad dhe Brezë janë vënë nën kontroll. Për momentin në këtë rajon janë të angazhuar ekipe të NP 'Pyjet e Maqedonisë' - Makedonski Brod. Zjarri tek v.q. Fërllogoec në Malin Bistra ende është aktiv. Po digjet bar i thatë, dëllinjë dhe pyje të ulëta, ndërsa po intervenojnë ekipe të EP 'Llopushnik'", theksoi Vëçkova.

Sipas saj, zjarre aktive ka tek v.q.Jasenovska gllava në rajonin e Velesit i cili përfshin sipërfaqe të rajonit dhe të komunës së Prilepit ku po digjet pyll me drunj të ulët dhe barë i thatë, ndërsa po intervenon edhe një helikopter i ARM-së. Është aktiv edhe zjarri në rajonin e fshatit Galishte komuna Kavadar, ku po digjet bar i thatë, dëllinjë dhe pyll me drunj të ulët lisi dhe po përhapet nën fshat, nga drejtimi i v.q.Sërbinovo. Një krah po lëviz drejt Cërna Rekës, ndërsa tjetri krah po lëvizë drejt fshatit Gugjakovo. Zjarri tek Mushov Grob - Mrezhiçko është vendosur nën kontroll.

Vëçkova informoi se zjarr aktiv ka në afërsi të fshatit Krushevica ku terreni është i pakalueshëm, ndërsa është përfshirë edhe pyll i degraduar. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar persona nga NP "Cërn Bor" Prilep dhe nga banorët lokal. Zjarri tek fshati Nikodin është ende aktiv dhe ndodhet në pyll të rregulluar. Janë angazhuar të punësuar nga NP PM "Cërn Bor" Prilep.

Në rajonin e Tetovës ka dy zjarre aktive, njëri në komunën Bërvenicë në të cilin po intervenojnë ekipe të Pyjeve të Maqedonisë dhe DMSH-së dhe në fshatin Balindoll mbi minierën, në të cilin po vepron ekip i EP "Shumsko Shar".

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.08.2017, 15:25  | L.E. | 658 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.