« Zhurnal mëson » Bashkim Bakiu kandidat i mundshëm për komunen e Sarajit nga Lëvizja Besa
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
FOL.mk: “Vlon” në Gostivar, edhe një kandidaturë e re sfidon Nevzat Bejtën
« Zhurnal mëson » BDI në Çair anketon tre kandidat, ja cilët janë ato
Intelektualët e (Pa)varur dhe Shteti

Fadil Lepaja

Është marrëzi, dhe angazhim antiqytetrues, dhe antidemokratik të kërkohet të dënohet një qytetar i cili një flamur shtetror, në profilin e tij në "facebook" e paska "përdhosë" duke e vendosur në vend të papërshtatshëm.

Këta intelektual, të cilët kanë hequr dorë nga pavarësia e tyre , në dobi të partive të caktuara politike, të mundur politikisht, po dëshmojnë se qytetarët me mosvotimin e tyre e kanë detektuar tek ata këtë vijë të karakterit të tyre autoritar, këtë dashuri të fshehur për pushtetin dhe fuqinë,

Mendoj se flamurin e Kosovës, në radhë të parë e përdhosin zyrtarët e korruptuar, që flejn në një shtrat me krimin, ose zyrtarët e padijshëm dhe të pandërgjegjshëm që i mbushin qytetarët me urrejtje, apo i frikësojnë dhe u imponojnë atyre "shijen " apo "pikpamjet" e tyre.

Flamurin , shtetin dhe gjithçka tjetër zyrtare, i përdhosin zyrtarët që fyejnë qytetarët dhe ua vëjnë në pyetje lirinë e shprehjes dhe shprehjen publike të vullnetit të tyre.Kështu fyejnë shtetin, demokracinë dhe lirinë.

Shteti është në shërbim të qytetarve dhe jo e kundërta. Një intelektual i cili nuk e mbron qytetarin dhe lirinë e tij, mund të jet intelektual, por jo i pavarur.
Shteti dhe ligji, mund të ndërhyjnë vetëm kur hiqet apo dëmtohet një flamur shtetror i vendosur në objekte zyrtare dhe me një vendim zyrtar, apo gjatë ndonjë ceremonie zyrtare. Edhe në këto raste, mund të trajtohet vetëm si një kundërvajtje dhe jo të bëhet kjameti duke ushtruar dhunë verbale, apo shtetrore mbi individët.

Personalisht, nuk e pëlqej një flamur të Kosovës , pa simbolet e komunitetit etnik shumicë, pra shqiptare, edhe pse jam i vetëdijshëm se i njejti flamur nuk mund të jetë zyrtar për dy shtete. Sidoqoftë, mendoj se Kosova duhet ta ketë flamurin e vet dhe derisa me procedurë të rregullt të mos ndryshohet flamuri, ai na përfaqëson ne dhe si i tillë duhet të respektohet .

Edhe shqiptarët, duke respektuar simbolet e shtetit të Kosovës, dëshmojnë qytetarinë dhe vetëdijen shtetëformuese, respektojnë vetveten, ndërkohë që duhet të respektojnë edhe të drejtën e të tjerëve me pasë pikpamje të tjera rreth kësaj.

 11.08.2017, 17:38  | B.M. | 682 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
Abdylmenaf Bexheti i përgjigjet islamofobit Kastriot Myftaraj
Kolona të gjata në kufinin Bellanoc-Stançiq
Myftaraj, mbeturinë ruso-kineze
Thaçi në Tetovë: Situata e shqiptarëve në Maqedonisë do të ndryshojë kur PDSH-ja do të vij në pushtet
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.